
Ruajmë traditat, promovojmë artizanatin, mbështesim komunitetin!
Ruajmë traditat, promovojmë artizanatin, mbështesim komunitetin! Bashkë me Drejtorinë e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja si dhe banorë të Farkës organizuam në Parkun Helen “Zeje n’zon”, një pasdite kushtuar poçarisë, prodhimit dhe dekorimit të enëve të baltës, një zanat që vijon të ruhet ndër shekuj në zonë si një vlerë e trashëguar brez pas brezi! Përpos demostrimit nga mjeshtrit e këtij zanati në zonë, me këtë rast shijuam dhe ritmet e Bandës së Qytetit, si dhe varkat në liqen duke perënduar dielli!