E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

July 2021

Përmbyllëm me sukses kampin veror 2021 në Parkun e Madh të Liqenit! Çdo vit e më shumë miq të rinj, lojëra, njohuri, aktivitete dhe emocione. Do të na mungojnë të gjithëve këto ditë të mbushura me gaz e hare mes fëmijëve, të cilët u argëtuan kaq shumë në natyrën e bukur të parkut!

Ruajmë traditat, promovojmë artizanatin, mbështesim komunitetin! Bashkë me Drejtorinë e Integrimit Evropian dhe Projekteve të Huaja si dhe banorë të Farkës organizuam në Parkun Helen "Zeje n'zon", një pasdite kushtuar poçarisë, prodhimit dhe dekorimit të enëve të baltës, një zanat që vijon të ruhet ndër shekuj në zonë si një vlerë e trashëguar brez pas brezi! Përpos demostrimit nga mjeshtrit e këtij zanati në zonë, me këtë rast shijuam dhe ritmet e Bandës së Qytetit, si dhe varkat në liqen

"Më Gjej", në Parkun e Madh të Liqenit! Adenisa zgjodhi këndin më të ri rekreativ në park, te fushat e tenisit, për të prezantuar punimet e saj individuale në mbrojtjen e diplomës së Masterit, dega Pikturë Monumentale. Në kërkim të një kujtimi të bukur që nga fëmijëria, studentja e Fakultetit të Arteve të Bukura mori përgëzimet e komisionit të profesorëve, me 6 instalacione prej guri të punuara prej saj, të cilat qëndronin aq bukur qoshkëzave të gjelbëruara të këndit sportiv

Një pemë ulliri, simbol i jetëgjatësisë, shpresës, paqes dhe begarisë iu dhurua Parkut të Madh të Liqenit nga studentët themelues të kompanisë së parë studentore Student Inc. E krijuar për të stimuluar frymën e sipërmarrjes mes të rinjve nëpërmjet modeleve të suksesit, Student Inc. është një nismë e mbështetur nga "EU for innovation". Për t'u bashkuar me ne në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", ndiq linkun: https://aprtirana.al/

Ka mbetur fare pak, derisa kopshti japonez në hyrje të qytetit të jetë gati! Pas gërmimeve, nivelimit, largimit të dherave dhe kompozimit të gurëve masivë, te rrethrrotullimi në Sauk vijon puna me trajtimin me nënshtresa specifike për parandalimin e rrëshqitjes së terrenit. Në sipërfaqen 556 m² të rrethrrotullimit janë konceptuar 5 ishuj me bimësi dekorative të konturuara me gurë masivë dhe bimësi të ulët dekorative.

Fusha e futbollit, më e kërkuara për të kaluar kohën e lirë! Për të gjithë ju miq që na shkruani mbi pamundësinë e rezervimit të Fushës së Futbollit në Parkun e Madh të Liqenit, siç kemi njoftuar edhe në faqen zyrtare të APR, ju bëjmë me dije se fusha është në rikonstruksion, proces i cili do të zgjasë deri në muajin Shtator, kur të jetë shtruar totalisht tapeti i ri i barit natyral si dhe të kenë mbaruar të gjitha