Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    August 2021

    Parandalojmë zjarret, evitojmë katastrofat, shmangim rreziqet që i kanosen Parkut të Madh, në këto ditë të nxehta me temperatura të larta e pa reshje! Situata kërkon kujdes maksimal, ndaj dhe me kolegët e terrenit vijon angazhimi në prerjen, kositjen dhe pastrimin e barërave, ferrave e shkurreve të thara, si dhe krasitjen e degëve dhe evadimin e tyre nga parku. Natyra ka forcën e saj, ne mundemi vetëm të ndërhyjmë, të ndalim ose të paktën të zbusim çdo surprizë të saj,

    Kinema nën yje, me filma të përzgjedhur me kujdes, muzikë të mirë, vallëzim mes miqsh dhe lojëra nga më të ndryshmet! APR dhe Open Air Tirana rikthejnë për ju netët e filmit në natyrë, te Parku i Madh i Liqenit. E para ishte një super mbrëmje, të radhës vlerësojeni ju, kur ta shijoni me miqtë tuaj #OpenAirCinema #AprBashkiaTiranë

    T'u sigurojmë studentëve hapësirat e duhura për zhvillimin e praktikave profesionale dhe krijimin e kontakteve të para me tregun e punës është jo vetëm detyrim, por dhe kënaqësi për ne! Dhe Eneida, studentja të cilën çdo ditë e më shumë filluam ta shihnim si një kolege tonën, tashmë që mbaroi internshipin pranë APR nuk harron të jetë mirënjohëse për sa mundëm t'i ofronim rreth zhvillimit praktik dhe profesional të eksperiencës së saj akademike! Suksese Eneida!