Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    September 2021

    Dita e Trashëgimisë na çon në Kalanë e Dorëzit! Në këtë ditë të shënuar, ekipi i TIO në APR së bashku me Drejtorinë e Promovimit dhe Zhvillimit të Industrisë së Turizmit zgjodhën të eksploronin dhe shënjonin shtegun Fjollë-Dorëz, i cili të çon në Kalanë e Dorëzit, nga ku duket liqeni i Dorëzit dhe gryka e Pezës. Nëse jeni të apasionuar pas natyrës, ecjes, historisë dhe aventurës, tashmë keni një shteg të ri në listë. Për më tepër shkarkoni aplikacionin:https://aprtirana.al/shkarko-aplikacionin-tio/

    Tre net, tre filma, që bënë bashkë dhjetëra artistë, bashkëpunëtorë e artdashës të kinematografisë shqiptare! Me filmin "Vitet e pritjes" përfunduam dhe "Netët e filmit Arkival"! Bashkëpunimi i parë i regjisorit Esat Musliu me shkrimtarin Teodor Laço, bazuar mbi romanin e tij “Lëndina e lotëve” u shfaq premierë në Parkun Olimpik "Feti Borova", pas restaurimit nga AQSHF!

    Nata e parë e “Netët e filmit arkival” në Parkun Olimpik, një natë speciale, me shumë emocione e nostalgji që mblodhi bashkë dashamirës të kinematografisë shqiptare! Një bashkëpunim mes APR-AQSHF, që nisi suksesshëm me premierën e filmit "Vdekja e kalit", për të vijuar edhe dy net të tjera, me të tjerë filma, të tjerë artistë, të tjerë nostalgjikë të filmit shqiptar!

    https://youtu.be/XCVFqcCTmuI Filmi shqiptar me titullin “Vdekja e Kalit” pas restaurimit u shfaq për publikun me cilësi të re të figurës, por edhe të zërit. Filmi shqiptar me titullin “Vdekja e Kalit” pas restaurimit u shfaq për publikun me cilësi të re të figurës, por edhe të zërit.Filmi mban firmën e regjisorit Saimir Kumbaro, skenar të Nexhati Tafës dhe është realizuar më 1992. Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Niko Kanxheri janë ndër aktorët të cilët interpretojnë në mënyrë të shkëlqyer në këtë film. Ky

    Tirana i bashkohet aksionit më të madh mjedisor, Ditës Botërore të Pastrimit! E ndërsa administrata dhe punëtorë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, sot ishin në njësinë nr.3 te zona e "Xhamllikut" duke i dhënë një dorë punonjësve të pastrimit të qytetit, në të gjithë botën përcillet mesazhi "Nuk ka një planet B", që do të thotë se duhet të tregojmë më shumë kujdes me mjedisin, me planetin tokë që kemi! Prandaj le t'i bashkohemi të gjithë kësaj nisme të