
Një ditë aktive me nxënësit e shkollës Dertliu!
Nën moton “WE LOVE SPORT”, miqtë e radhës tek Fushat Multisportive në Parkun e Madh të Liqenit ishin nxënësit e Shkolla Dertliu, në një ditë aktive me shumëllojshmëri lojërash të dobishme për shëndetin, por dhe një mënyrë shumë e mirë për t’i bashkuar më shumë me njeri-tjetrin. Sa mirë do ishte sikur të kishim sa më shumë shembuj të tillë, me sa më shumë të rinj që frekuentojnë hapsirat e gjelbra dhe ambjentet sportive në park!