
APR-ja i bashkohet aksionit mjedisor!
Tirana i bashkohet aksionit më të madh mjedisor, Ditës Botërore të Pastrimit! E ndërsa administrata dhe punëtorë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, sot ishin në njësinë nr.3 te zona e “Xhamllikut” duke i dhënë një dorë punonjësve të pastrimit të qytetit, në të gjithë botën përcillet mesazhi “Nuk ka një planet B”, që do të thotë se duhet të tregojmë më shumë kujdes me mjedisin, me planetin tokë që kemi! Prandaj le t’i bashkohemi të gjithë kësaj nisme të vlefshme për jetën tonë e të brezave pasardhës, për një planet të pastër, për një jetë të sigurt e të shëndetshme!