Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    October 2021

    Amfiteatri u ndez rock mbrëmë nga “Djemtë e Detit” dhe Gent Demaliaj Tribute, me një koncert në nderim dhe kujtim të grupit legjendar të viteve ‘90.Me mijëra qytetarë kënduan në kor hitet e hershme të Demaliajt me “Ëndrrat që për ty i thura”, tek baladat e paharrueshme: “Mos qaj”, “Jo tani”, “Kohë pa ty” interpretuar nga artistë të brezit të tij si Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e Gjergj Jorgaqi, e bija Edea Demaliaj dhe më të rinjtë

    "Mbjellja e pemëve” shfaqet edhe në Amfiteatrin e Tiranës! Historia prekëse e një nëne dhe vuajtjet e saj për të gjetur vendin ku prehet i biri, nuk mund të mos prekte dhe zemrat e qytetarëve që ndoqën nga afër filmin ku interpretonin disa nga emrat më të njohur të kinematografisë shqiptare si; Gulielm Radoja, Luiza Xhuvani, Kastriot Çaushi, Roerd Toçe, Alert Çeloaliaj dhe Myzafer Zifla. #TiranaUHap#MbjelljaEPemëve#AmfiteatriITiranës

    Tetori rozë me "Joga në park"! Është muaji i grave dhe vajzave, ndaj jemi bashkë për kauzat pro shëndetit, çlirojmë mendjen dhe shpirtin, ndërgjegjësojmë për më shumë kujdes në parandalimin e sëmundjeve! #AprGoesPink#TetoriRozë#tiranauhap#parqetëbukura#njerëztëshëndetshëm

    Dashamirësit e natyrës nuk lënë rast pa na treguar se janë krah nesh, duke na dhënë zemër, që ne të vazhdojmë me krenari rrugën e nisur për ta bërë dhe mbajtur Parkun e Madh të Liqenit, një nga zonat më të bukura e më të preferuara nga qytetarët! Listës së gjatë të stolave me dedikim në Parkun e Madh të Liqenit i është shtuar së fundi një stol i ri! Mirënjohje dhuruesve!

    Joga në natyrë shëron jo vetëm trupin, por edhe shpirtin! Në muajin e ndërgjegjësimit për shëndetin e grave dhe vajzave, iu bashkuam fushatës mbarë botërore, duke sjellë aktivitetin "Joga në Park" nën drejtimin e instruktores Erinda Haxhiaj. Një ditë e bukur, për një qëllim të bukur! #AprGoesPink#TetoriRozë#tiranauhap#parqetëbukura#njerëztëshëndetshëm

    Suksesi për Maratonën e Tiranës u takon edhe atyre, të cilët për ditë me radhë u kujdesën me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri që ditën e dielë, Parku i Madh i Liqenit të ndrinte, duke mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota! Një falenderim special për kolegët tanë të terrenit në park, të cilët edhe pas garës nxituan të pastronin dhe sistemonin çdo hapësirë përreth që kishte nevojë, duke e kthyer menjëherë në