
Në Ditën Botërore të Zogjve Shtegtarë ndërtuam shtëpitë e reja për zogjtë e Parkut!
Dhe pasi ndërtuam shtëpitë e reja për zogjtë e Parkut të Madh, ndamë me njeri-tjetrin dhe shumë informacion mbi llojet e shpendëve autoktonë e ata shtegtarë! Në Ditën Botërore të Zogjve Shtegtarë, APR, AOS Tirana dhe Shkolla “New York” u bënë bashkë në një aktivitet mjedisor edukues dhe rekreativ në Parkun e Liqenit, i cili ndër të tjera shërbeu dhe si një ftesë për të rritur ndërgjegjësimin qytetar, sidomos te të rinjtë për domosdoshmërinë e veprimeve të përbashkëta në mbrojtje të zogjve dhe nëpërmjet tyre të ekosistemit në përgjithësi!