
Faleminderit kolegët tanë të terrenit në park!
Suksesi për Maratonën e Tiranës u takon edhe atyre, të cilët për ditë me radhë u kujdesën me përkushtim, përgjegjësi dhe dashuri që ditën e dielë, Parku i Madh i Liqenit të ndrinte, duke mirëpritur në mënyrën më të mirë të mundshme rreth 2500 vrapues nga e gjithë bota! Një falenderim special për kolegët tanë të terrenit në park, të cilët edhe pas garës nxituan të pastronin dhe sistemonin çdo hapësirë përreth që kishte nevojë, duke e kthyer menjëherë në vendin më të dashur e më të frekuentuar nga kryeqytetasit!