E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

October 2021

Ne kemi nevojë për pemë tani më shumë se kurrë, pasi ato janë jetësore për ajër më të pastër dhe një mjedis më të shëndetshëm! Ndaj dhe familja Gjylbegaj, në kujtim të Prof. Dr. Ilir Gjylbegaj iu bashkua nismës tonë "Dhuro pemë për Tiranën", duke mbjellë një pemë në Parkun e Madh. Për më shumë informacion rreth kësaj nisme, klikoni në: https://aprtirana.al/dhuro-peme-per-tiranen-2021-2022/

#DhuroPemëPërTiranën #AprBashkiaTiranë Një pemë e re i shtohet Parkut të Madh të Liqenit! Në kujtim të fizikantit, njëkohësisht qytetarit shembullor Artan Siliqi, familjarë të tij na u bashkuan në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", duke mbjellë në park, në emër të jetës dhe në respekt të saj! Për t'u bërë pjesë e një prej nismave tona më të bukura e më të përkrahura nga qytetarët, ndiqni linkun: https://aprtirana.al/dhuro-peme-per-tiranen-2021-2022/

Jam shumë krenar për Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit në këto 6 vjet të krijimit të saj, sepse ka bërë një punë të shkëlqyer për transformimin e Parkut të Liqenit , pistat e vrapit dhe biçikletave , por edhe me ndërtimin e mbi 70 kënde lojrash , mbjelljen e mbi 500 mijë pemëve e mirëmbajtjen e hapësirave çlodhëse në qytet. Faleminderit!

Sot 6 vjet APR! 6 vjet kthesë për një jetesë më cilësore dhe aktive, me më shumë parqe, gjelbërim, kënde lojërash, hapësira komunitare në dobi të të gjitha moshave! Pak vjet, shumë punë!

"Takimet Muzikore të Dy Botëve" u zhvendos këtë vit në Parkun Helen, në Ditën e Trashëgimisë Kulturore! Të apasionuarit pas muzikës klasike shijuan buzë liqenit të Farkës duete të performuar nga violinçelistët e mirënjohur Vangjel dhe Fernando Nina, ndërsa gjatë koncertit u lexuan e interpretuan nga aktorja Ema Andrea, edhe poezi nga Antologjia e Poezisë Bashkëkohore Greke!