Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    November 2021

    Kënde të reja si në qendër dhe në periferi. Sëbashku me organizatën ARSIS nisëm punën që edhe fëmijët rom në Lanabregas të luajnë dhe të argëtohen njësoj si bashkëmoshatarët. Këndi më i ri i lojërave do jetë dhurata e Bashkisë Tiranë.Fëmijët janë të gjithë të barabartë, andaj edhe ne projektojmë dhe ndërtojmë me të njëjta standarte.

    “Pema e miqësisë” - Një nismë rajonale për një qëllim global. Instituti për Menaxhimin e Mjedisit dhe Territorit në bashkëpunim me European Fund for the Balkans i bashkohet fushatës së mbjelljeve duke dhuruar 59 pemë të reja në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës! Në shtatë vende të Ballkanit Perëndimor do të mbillen 400 pemë për të treguar se duke marrë përgjegjësi individuale bëhet i mundur ndryshimi në nivel vendor dhe rajonal.Për t'u bërë pjesë e një prej nismave

    #DhuroPemëPërTiranën Edhe 10 blinj do hijeshojnë nga sot Parkun e Madh të Liqenit! "Microtest Diagnostics" u bashkua në nismën "Dhuro pemë për Tiranën", duke mbjellë 10 pemë në park, për sensibilizimin e kauzës të shëndetit të mushkrive! Veprojmë sot për një të ardhme më të mire! Për t'u bërë pjesë e nismës ndiqni linkun:https://aprtirana.al/dhuro-peme-per-tiranen-2021-2022/

    Një pemë selvi në Parkun e Madh të Liqenit në kujtim të Hilmi Tafës, gardistit dhe prindit shembullor. Faleminderit Irisa dhe Vjosa që duke nderuar dhe respektuar njeriun e zemrës i bëni njëkohësisht dhe një të mirë Tiranës, duke iu bashkuar nismës “Dhuro pemë për Tiranën". Ju që ende nuk jeni bërë pjesë e saj, me siguri që do të bëheni së shpejti, ndaj për më shumë informacion, ndiqni linkun: https://aprtirana.al/…/dhuro-peme-si-individ-fushata…/ #DhuroPemëPërTiranën#AprBashkiaTiranë

    Bashkë me Mirelën dhe Rakipin, në aksionin e madh për pastrimin  me themel të Bregut të Lumit. Një super organizim i Bashkisë së Tiranës, Bashkisë së Kamzës dhe Ministrisë së Mjedisit, por ftesa është për qytetarët e zonës , që të mos ndotin më!Bregu i Lumit  ka shpëtuar nga përmbytjet, falë investimeve që kemi bërë gjashtë vitet e fundit , e tani na mbetet ta mirëmbajmë, duke mos i hedhur mbetjet vend e pa vend. Bëjeni për fëmijët tuaj !