E nesërmja është e sigurtë kur misionin e gjelbërimit të qytetit e marrin në dorë fëmijët!
E nesërmja është e sigurtë kur misionin e gjelbërimit të qytetit e marrin në dorë fëmijët! Së bashku me N/Kryetaren e Bashkisë Tiranë, Znj.Anisa Ruseti, n/drejtorin e shkollës "Turgut Ozal" dhe nxënësit e klasës 4 - G mbollëm pemë në Parkun e Madh. Faleminderit fëmijëve të kolegjit turk që për festat e fundvitit zgjodhën t'i bëjnë një dhuratë Tiranës.Për t'u bërë pjesë e nismës, "Dhuro Pemë", ndiqni linkun: https://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/
“Ja na erdhi Viti i Ri”!
"Ja na erdhi Viti i Ri" Sot sollëm atmosferën festive për fëmijët e stafit të APR-së. Program argëtues me këngë, humor, kërcime e animacione të ndryshme. Në fund të festës, vogëlushët morën dhuratat dhe bënë foto, të cilat do t’i mbeten gjatë në memorie!
Babagjyshi mbërriti në Parkun e Madh duarplot!
Babagjyshi mbërriti në Parkun e Madh duarplot! Në vigjilje të festave sëbashku me N/Kryetaren e Bashkisë Tiranë Anuela Ristani dhe Drejtorin e Përgjithshëm të APR Erinda Fino shpërndamë dhuratat e festave për më të vegjëlit e punëtorëve të parkut të APR-së. Periudha më e bukur për të gëzuar çdo fëmijë!
Nisi puna me riparimet e moduleve në sheshin rekreativ “Mine Peza”!
Jo vetëm projektojmë dhe ndërtojmë kënde lojërash, por edhe kujdesemi dhe i mirëmbajmë ato! Nisi sot puna me riparimet e moduleve e stolave në sheshin rekreativ "Mine Peza". Ekipi Luaj@Tirana gjithmonë në krye të detyrës për t'ia rikthyer hapësirën e lojërave përsëri fëmijëve. #NjësiaAdministrativeNr.9 #EkipiLuaj@Tirana
Vijon puna për transformimin e Kopshtit Zoologjik!
Jam shumë i lumtur me ritmin e punës për transformimin e Kopshtit Zoologjik në një hapësirë kaq fantastike për fëmijët e kryeqytetit. Ky investim jo vetëm që i rrit vlerën të gjithë zonës përreth, por ndihmon edhe në shtimin e vendeve të parkimit.Forca!
Një pemë bli dhe një stol i shtohet parkut!
Një pemë bli dhe një stol në emër të dashurisë e kujtimit për babain nga vajza dhe familja e tij! Faleminderit Dorina që u bëre pjesë e nismave "Dhuro Pemë" & "Dhuro Stol" për qytetin si dhe për të nderuar personin tuaj të zemrës. Për të gjithë qytetarët që duan të bëhen pjesë, ndiqni linkun: https://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/
Një pemë ilex i shtohet parkut !
Një pemë ilex i shtohet parkut për 6-vjetorin e Viktorias së ëmbël! Faleminderit nëna Ora dhe familjes Hoxha për kontributin "Dhuro Pemë" për qytetin si dhe për këtë dhuratë që e vogla do e vlerësojë akoma më shumë kur të rritet. Për të gjithë qytetarët që duan t'i bashkohen nismës, ndiqni linkun : https://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/
Nuk ka dhuratë më të bukur për festat e fundvitit se mbjellja e një peme!
Nuk ka dhuratë më të bukur për festat e fundvitit se mbjellja e një peme sepse ashtu si pema rritet, ti shikon si rritesh së bashku me organizatën, tha Daniela në mbjelljen e pemës dhuratë. Faleminderit për pemën e blirit që i dhurove qytetit të Tiranës. Për më shumë informacion, se si mund të bëheni pjesë e nismës, ndiqni linkun: https://aprtirana.al/…/dhuro-peme-si-individ-fushata…/