E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

January 2022

Një pemë bli, e njohur si pema që përcjell ndjenjën e paqes, qetësisë e ngrohtësisë, si dhe një stol në shërbim të qytetarëve iu shtuan Parkut të Madh, dhuratë nga familja Dashi, në kujtim të të dashurit të tyre, Ilirit! Falenderime dhe mirënjohje për të gjithë ata, që duke përqafuar nismën tonë "Dhuro pemë për Tiranën" tregojnë me vepra qytetarie dashurinë për parkun, qytetin, jetën!

Takim i Presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar me Përfaqësuesit e Federatës Botërore të Çiklizmit dhe me Drejtoreshen e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë Tiranë, për ngritjen e Akademisë së Çiklizmit në hapësirat e liqenit artificial të Tiranës dhe për ngritjen e pistës së sportit olimpik të çiklizmit BMX, që pritet të realizohet shumë shpejt me ndihmën e Bashkisë së Tiranës dhe veçanërisht të Kryetarit të Bashkisë, zotit Erion Veliaj.

Sot është Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar! 99 vjet nga data e krijimit tregojnë rrugën e gjatë plot sfida, punë e përpjekje që është përshkuar gjithë këto vite në shtimin dhe ruajtjen e pyjeve! 100 vite më parë, pyjet shiheshin si pengesë e zhvillimit, vitet e gjata të tranzicionit ishin gjithashtu të vështira, ndërsa sot kemi një pikëpamje krejt tjetër! Sot pyjet shihen si kriter për një qytetërim të denjë, me një impakt të konsiderueshëm edhe në aspektin e zhvillimit

Në Ditën e Shërbimit Pyjor Shqiptar, nënkryetari Andi Seferi iu bashkua stafit të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për të vijuar mbjelljen e fidanëve në ekonominë pyjore Krrabë - Gurrë .Në këta 4 vjet në Fjollë kemi mbjellë 11.000 mijë fidanë pyjorë , kurse në Allgjatë, Prush dhe Lalm - 36.300 fidanë pishe dhe akacie, ndërsa në Krrabë - Gurrë 50.000 fidanë akacie. Asnjëherë nuk është vonë për të na u bashkuar në këtë aksion! 

Memoriali i nderimit të viktimave të holokaustit, një kënd mendimi, kujtimi dhe reflektimi pranë Parkut të Liqenit pret sot nderimet e rastit në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, siç njihet ndryshe Dita e Kujtesës! Shqipëria është një prej vendeve të rralla në botë ku gjatë Luftës së Dytë Botërore u strehuan e gjetën shpëtim disa mijëra hebrenj nga tmerret e holokaustit! Ndaj, në këtë ditë të rëndësishme sakrifice kujtojmë për të mos harruar një ndër tmerret më të mëdha që njerëzimi

Qytetari me vepra, jo me fjalë! Kompania e projektim ndërtimit 6d-PLAN i dhuroi Parkut të Madh 16 pemë, prej të cilave 6 selvi dhe 10 shegë! Mirënjohje për çdo kontribues që na ndihmon për një park më të gjelbër, një qytet me ajër më të pastër, një jetë më të shëndetshme! #DhuroPemëPërTiranën#AprBashkiaTiranë#TiranaEYC2022