Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    50.000 fidanë u mbollën në ekonominë pyjore Krrabë-Gurrë!

    50.000 fidanë u mbollën në ekonominë pyjore Krrabë-Gurrë!

    Sot është Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar! 99 vjet nga data e krijimit tregojnë rrugën e gjatë plot sfida, punë e përpjekje që është përshkuar gjithë këto vite në shtimin dhe ruajtjen e pyjeve! 100 vite më parë, pyjet shiheshin si pengesë e zhvillimit, vitet e gjata të tranzicionit ishin gjithashtu të vështira, ndërsa sot kemi një pikëpamje krejt tjetër! Sot pyjet shihen si kriter për një qytetërim të denjë, me një impakt të konsiderueshëm edhe në aspektin e zhvillimit të turizmit dhe ekonomisë. Ndaj me dëshirën, vullnetin dhe këmbënguljen për të rikthyer këtë pasuri kombëtare, në këtë ditë simbolike për Shërbimin Pyjor Shqiptar kujtojmë se gjatë këtyre 4 viteve vetëm në zonën e Fjollës kemi mbjellë 11.000 mijë fidanë pyjorë në një sipërfaqe prej afro 5 ha, ndërsa në Allgjatë, Prush dhe Lalm rreth 36.300 fidanë pishe dhe akacie në një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Ndërkohë, sot përmbyllëm aksionin e mbjelljes së 50.000 fidanëve akacie në 20 ha sipërfaqe tokë në Krrabë Gurrë. Me hapa të vegjël por të sigurtë ecim në rrugën e nisur për një qytet europian, ku pyjet dhe gjelbërimi janë cilësia e jetës si dhe një dritare më shumë për ekonominë dhe zhvillimin e komunitetit!