50 pemë të reja i shtohen Parkut të Liqenit të Farkës!
Rreth 50 pemë të llojit Panjë gjethe rrap (Acer platanoides) iu shtuan Parkut të Liqenit të Farkës, duke i dhënë më shumë gjelbërim dhe më shumë oksigjen parkut të dytë më të madh në kryeqytet! Mbjellim për jetën, për shëndetin, për të ardhmen!
Mediat e shkruara dhe vizive i kushtojnë hapësirë mbjelljes së disa pemëve nga kryebashkiaku Erion Veliaj!
Mediat e shkruara dhe vizive i kushtojnë hapësirë mbjelljes së disa pemëve nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës. https://top-channel.tv/video/top-channel-veliaj-mbjell-peme-te-liqeni-nje-hapesire-e-re-e-zaptuar-prej-kohesh/ https://kohajone.com/veliaj-mbjell-peme-nje-hapesire-e
Një stol i ri në shëtitoren “Lasgush Poradeci” i shtohet parkut!
#DhuroNjëStol#AprBashkiaTiranë#TiranaEYC2022 Miqtë e parkut na shtohen çdo ditë dhe kjo na lumturon! Një stol i ri në shëtitoren "Lasgush Poradeci" është dhurata e radhës për parkun dhe frekuentuesit e tij. Mirënjohje të gjithë përkrahësve të nismës "Dhuro një stol"!
Sa herë mbjellim pemë është një ditë e bukur për Tiranën!
Sa herë mbjellim pemë është një ditë e bukur për Tiranën. Transformimi i Parkut të Liqenit është produkt i asaj që mund të bëjnë njerëzit kur bashkëpunojnë për gjëra të mrekullueshme. Faleminderit kujtdo që ka kontribuar me pemë në qytetin tonë!
12 pemë bli u shtuan te Parku Rinia!
Kujdesemi për më shumë ngjyra e më shumë aroma përreth Parkut Rinia! Sot mbollëm 12 pemë bli, të njohura për aromën dehëse dhe lulet e këndshme tufëza-tufëza që fshehin rrezet e diellit pranveror!
Vijon mbjellja e shkurreve dekorative!
#AprBashkiaTiranë#ParqeTëBukura#NjerëzTëLumtur Krahas pemëve të reja, vijojmë këto ditë janari edhe me mbjelljen e shkurreve dekorative të llojit Tujë përreth këndit TIKA dhe kopshtit "Nexhmije Pagarusha"! Punojmë çdo ditë për një peizazh më të gjelbër e më të kuruar, për një transformim total të parkut!
Vijojmë përgjatë gjithë janarit me mbjellje të reja pemësh në Parkun e Madh!
Vijojmë përgjatë gjithë janarit me mbjellje të reja pemësh në Parkun e Madh! Sot, kolegët e sektorit të gjelbërimit kishin në fokus pjesën jugore pranë tunelit panoramik. Nesër na presin sipërfaqe të tjera në zona të ndryshme të parkut!
Bëjmë gati terrenin për mbjellje të reja në Parkun e Madh të Liqenit!
Bëjmë gati terrenin për mbjellje të reja në Parkun e Madh të Liqenit! Drejt përfundimit hapja e gropave për fidanët e rinj që do të gjelbërojnë e hijeshojnë hapësira të tjera përreth parkut!
Një stol i ri në park nga dashamirësit e natyrës!
Një stol i ri në park nga dashamirësit e natyrës! "Dhuro një stol" vijon të mbetet një nga nismat më të bukura dhe më të dashura të APR për qytetarët. Ne falenderojmë çdo kontribues për Parkun e Madh të Liqenit! #ParqeTëBukura#NjerëzTëLumtur#DhuroNjëStol
Janari nis me mbjellje!
Janari nis me mbjellje. Shfrytëzojmë ditët me diell për të hijezuar me pemë të reja panje dy krahët e pistës së pedalimit në anën Juglindore të Parkut.