Një stol për gjyshen!
Një stol për gjyshen! Erik, bashkë me prindërit, mamin Doris dhe babin Erion, i dhuruan Parkut të Madh të Liqenit, një stol, në kujtim të nënë Dritës së ndjerë
Pasurojmë parkun me gjelbërim!
Pasurojmë parkun me pemë e shkurre dekorative, për t'i dhënë më shumë gjelbërim, ngjyra dhe aroma një prej vendeve më të frekuentuara nga qytetarët! Tujë, Juniperus, Cidonjë, Rrap, Pitospora, Dafinë, Murriz e Fotinja po mbillen këto ditë nga kolegët e sektorit të gjelbërimit në pjesën jugore të Parkut të Madh të Liqenit!
Hiking në rrethinat e Tiranës!
Është koha perfekte për të rinisur një nga aktivitetet më të dashura e më pranë natyrës, hiking në rrethinat e Tiranës! Fundjavë, diell dhe mbi të gjitha shumë mall për ecjet tona në natyrë, për të parë e prekur nga afër shtigjet që na çojnë drejt natyrës, historisë, trashëgimisë. Ne zgjodhëm këtë herë shtegun Baldushk-Petrelë, një nga zonat më të bukura e me natyrë të paprekur. Një aktivitet i një shkalle vështirësie të lehtë dhe ideal për të gjithë ata
Fenomeni i rrallë i pulëbardhave në Liqenin e Tiranës!
https://youtu.be/FKwH_A5R2oA
Edukojmë brezat duke mbjellë pemë!
Edukimi i brezave është mënyra më e mirë për të kultivuar dashurinë për natyrën dhe kujdesin që të gjithë bashkë duhet të tregojmë për ta mbrojtur atë! Së bashku me nxënësit e Shkolla Jopublike "Faik Konica" Faqja Zyrtare mbollëm pemë në Parkun e Madh të Liqenit si dhe morëm njohuri të reja rreth ndikimit që natyra ka në jetën tonë! Çdo javë mirëpresim klasa të ndryshme në aktivitete për ndërgjegjësimin dhe frymëzimin e brezit të ri mbi bimësinë, mbjelljet e
Dhuro pemë për Tiranën!
Një pemë për gjysh Bujarin.
Shën Valentini në Park!
Shën Valentini në park, një kujtim i bukur dhe i veçantë për çdo çift në ditën e dashurisë! Sëbashku me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave sollëm framin e #arkivatfrymëzojnë një dhuratë e veçantë për çdo vizitor të parkut!
Drejtore e APR rrëfen në “Ditë pas dite” projektet e fundit!
https://youtu.be/I-u-pNbQ5Fo Akademia e Çiklizmit, këndi më i ri rekreativ me funksion jo vetëm argëtues, por edhe edukues po bëhet gati për fëmijët e kryeqytetit në Parkun e Madh të Liqenit! Erinda Fino, Drejtore e APR rrëfen në "Ditë pas dite" te Rtsh, projektet e fundit që po konkretizohen në funksion të jetesës së shëndetshme, cilësore dhe aktive për fëmijët e të rinjtë, si dhe ecurinë e mbjelljeve të reja për gjelbërimin e qytetit. Teksa jemi në mes të fushatës së gjelbërimit,
Gjelbërojmë Akademinë e Çiklizmit!
Krahas punës për ndërtimin e saj, kujdesemi që Akademia e Çiklizmit të rrethohet nga gjelbërimi, me pemë, bar dhe lule! Pas shtrimit të të gjithë sipërfaqes përreth me humus, kolegët e sektorit të gjelbërimit vijuan më tej me mbjelljen e farës së barit. Edhe pak dhe në park nisim kurset e para të biçikletës për më të vegjlit tanë!
Dekorojmë parkun me Oleandër!
Dekorojmë parkun me Oleandër, e njohur ndryshe si Dafina rozë, e famshme për lulet e bukura dhe aromën e këndshme! Që vrapi i mëngjesit dhe shëtitjet tuaja të jenë jo vetëm të dobishme, por edhe tërheqëse. Faleminderit kolegë!