Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    March 2022

    Ndërsa Akademia e Çiklizmit në Parkun e Liqenit është drejt fundit, APR dhe GIZ Albania firmosën një memorandum bashkëpunimi për promovimin e aktiviteteve të çiklizmit në kuadër të informimit dhe edukimit me fokus të veçantë fëmijët. Gjatë takimit me përfaqësuesit e GIZ Albania u diskutua dhe u dakordësua për bashkëpunim në sigurimin e biçikletave si dhe në hartimin e kurrikulave me të cilat do të punojnë trajnerët e pedalimit. Së bashku do të mund të jetësojmë më shumë projekte dhe

    Banda e Qytetit çeli siparin dhe shoqëroi aktivitetet me ritmet pranverore, ndërsa qytetarët shijuan më pas përgjatë gjithë bulevardit "Dëshmorët e Kombit" ekspozitën fotografike të zogjve të Parkut të Liqenit "Pendët e Egra", aktivitetet sportive si; ping-pong, basketboll, taekwondo te Parku Rinia; lojërat fryrëse dhe lodra të hapësirës si ping-pong apo shah pranë Piramidës; punëdore, verore, face painting te RE-ja, si dhe edukimin në trafik, për të cilin ishte përgatitur këndi me sinjalistikë për çiklizimin pranë Bashkisë.

    Një pemë Frashër në kujtim të gjyshit mbollën sot Donaldi dhe familja e tij në Parkun e Madh të Liqenit! Mirënjohje familjes Qershori që u bë pjesë e nismës "Dhuro pemë për Tiranën". Nëse edhe ti dëshiron të na bashkohesh, kliko: https://aprtirana.al/

    Nëna Ora nuk i ndan mbesat e saj të dashura! Ashtu si Viktorias në 6-vjetor, edhe Vivianit në 7-vjetor i dhuroi një pemë Ilex në Parkun e Madh të Liqenit! Tashmë të dyja kushërirat kanë secila pemën e saj në park, për të cilën do tregojnë gjithnjë me krenari se ishte dhurata më e bukur nga gjyshja Ora Hoxhaj! Për të gjithë qytetarët që duan t'i bashkohen nismës "Dhuro pemë për Tiranën", ndiqni linkun:https://aprtirana.al/une-dhuroj/dhuro-nje-peme/

    Gëzuar Ditën e Verës! Festojmë sot në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë ditë, kur çelin lulet, dielli ngroh më shumë, rikthehen dallëndyshet, rigjallërohet jeta!

    Si thoni për një tjetër destinacion interesant për ecje në natyrë këtë fundjavë? Këtë herë ju sugjerojmë shtegun Pezë - Ndroq, i cili përshkohet nga një bimësi e dendur e ullishta të lashta, që të drejtojnë në majë të kodrës, ku gjendet dhe kalaja e Ndroqit. Një shteg relativisht i lehtë dhe me një natyrë të mrekullueshme, të cilin mund ta eksploroni me familjen apo një grup miqsh. Për më shumë informacion mbi shtigjet dhe se si mund të mbërrini

    Në kuadër të Tiranës si Kryeqyteti Evropian i Rinisë, Federata e Familjes së bashku me të rinjtë amerikanë të W-CARP i dhuruan Parkut të Madh të Liqenit 12 pemë blini! Nën moton "Mbill një pemë, krijo të Ardhmen!", të rinjtë u bënë pjesë e nismës "Dhuro pemë për Tiranën", duke dhënë kontributin e tyre të vyer për mjedisin. Faleminderit miq!