
Rikualifikimi i pjesës jugore të Parkut të Madh të Liqenit tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj!
Rikualifikimi i pjesës jugore të Parkut të Madh të Liqenit tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj! Pas interesit të shfaqur për këndin TIKA, si një pikë kyçe rekreative, profesionistë të Bashkive të Sarajevës, Prishtinës, Novi Sad, Niš u njohën nga afër me projektin që çoi në shndërrimin e kësaj zone nga një djerrinë e baltovinë, në një nga vendet më të bukura e më të dashura brenda parkut.