E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

March 2022

Rikualifikimi i pjesës jugore të Parkut të Madh të Liqenit tërheq vëmendjen e vizitorëve të huaj! Pas interesit të shfaqur për këndin TIKA, si një pikë kyçe rekreative, profesionistë të Bashkive të Sarajevës, Prishtinës, Novi Sad, Niš u njohën nga afër me projektin që çoi në shndërrimin e kësaj zone nga një djerrinë e baltovinë, në një nga vendet më të bukura e më të dashura brenda parkut.

Së shpejti, një zonë e dedikuar për atletikën do të jetë ndër më të preferuarat për frekuentuesit e Parkut të Madh të Liqenit! Në vitin e Tiranës Qytet Europian të Rinisë, parkut i shtojmë Pistën Olimpike të Vrapimit, një aset i shtuar për qytetin dhe komunitetin! Një sipërfaqe prej 18308 m2 nga të cilat 13345 m2 e gjelbëruar dhe 3244 m2 e shtruar me tartan, e standardizuar për stërvitje dhe gara për profesionistët e atletikës, e gjitha me ndriçim dhe

Hej miq, fundjava erdhi shpejt, keni menduar ku do e kaloni apo jo? Si thoni për një tjetër destinacion interesant, duke bërë ecje në natyrë? Këtë herë ne ju sugjerojmë shtegun Shëngjergj-Vërri, një fshat në afërsi të Tiranës dhe shumë lehtë i përshkrueshëm. Ju mund të vizitoni pika atraktive, ndër to dhe kalanë e Shëngjergjit. Në aventura të tilla ju duhen vetëm veshje të lehta sportive, pak ushqim dhe disa miq të mirë!