Rikthehemi për të dytin vit me TiranaThlon te Parku Helen në Farkë!
Rikthehemi për të dytin vit me TiranaThlon te Parku Helen në Farkë! I konceptuar si ndërthurje mes sportit, bukurisë natyrore dhe nevojës për standarte në zhvillimin e një eventi të tillë si triathloni, Parku Helen u inagurua vitin e shkuar, në prag të #TiranaThlon1. Këtë vit, ai do të mirëpresë me 29 Maj sportistë nga e gjithë bota në , një garë që zhvillohet në tre disiplina: not, çiklizëm dhe vrap. Numërimi mbrapsht ka nisur, kanë mbetur edhe disa ditë
Pemë-pemë bëhet Pylli Orbital!
Pemë-pemë bëhet Pylli Orbital! Me fantastikët e "Albanian College Tirana" , që i shtuan gjelbërimin Tiranës #EuropeanYouthCapital2022. Faleminderit grupi!
Dhurata për fëmijët e Tiranës në 1 Qershor!
https://youtu.be/XuQ7J36G0-U E dini cila është dhurata për fëmijët e Tiranës në 1 Qershor? Shiheni vetë Kopshtin Zoologjik më modern në Ballkan! Një hapësirë kushtuar vetëm argëtimit të fëmijëve.
Bashkë për Ditën e Tokës!
https://youtu.be/eZFCZOM-oq8 Bashkë për Ditën e Tokës! Çfarë kënaqësie të shohësh si është transformuar një terren , dikur i pushtuar nga kioskat dhe plehrat, në një hapësirë me mijëra pemë, që ka dyfishuar Liqenin e Tiranës . Jam krenar për 114 mijë pemët që mbollëm këtë sezon - pak nga pak - me aleatët tanë më të mirë, fëmijët e qytetit , por edhe bizneset që na ndihmojnë çdo vit në gjelbërimin e Tiranës.
Dy pemë bliri iu dhuruan Parkut të Madh në prag të Ditës së Tokës!
Dy pemë bliri iu dhuruan Parkut të Madh, në prag të Ditës së Tokës nga Shoqata Qendër Sociale Don Bosko. Më shumë dashuri dhe kujdes për planetin tonë duke shtuar gjelbërimin dhe kontriubuar në jetën e shëndetshme!
Vijojnë punimet për përfundimin e Pistës Olimpike të Vrapimit!
Vijojmë punën për përfundimin e Pistës Olimpike të Vrapimit në Parkun e Madh të Liqenit, një aset i shtuar për qytetin dhe komunitetin! Zona e dedikuar totalisht atletikës me kushtet dhe infrastrukturën e nevojshme për stërvitje "shkrihet" gjithashtu me natyrën, duke garantuar jo vetëm pistën e duhur për sportistët, por edhe një pikë mjaft tërheqëse për frekuentuesit e parkut!
Nato Run në Parkun e Madh të Liqenit!
Mbështesim me zemër aktivitetet sportive në Parkun e Madh të Liqenit! Ashtu si gjysmë maratonën Ballkanike një javë më parë, edhe këtë fundjavë mirëpritëm "NATO Run Tirana", një vrapim ndërgjegjësues, me rastin e 13 vjetorit të pranimit të Shqipërisë në NATO dhe 73 vjetorit të Aleancës!
Këndi më i ri i lojërave në qytet pasqyrohet në mediat on line!
https://www.balkanweb.com/nje-kend-i-ri-lojerash-i
APR & Vodafone Albania së bashku në aksion pastrimi!
APR, aksion pastrimi në Kashar së bashku me të rinj e të reja nga Vodafone Albania! Mjaftuan pak orë angazhim për të mbledhur dhjetëra thasë me mbetje urbane, që shëmtojnë dhe ndotin ambientin. Faleminderit Vodafone për kontributin, për një qytet më të pastër e mjedis më të shëndetshëm!
Këndi më i ri i lojërave gati të gumëzhijë nga fëmijët!
Këndi më i ri i lojërave te njësia nr.4, pranë rrugës "Spiro Çipi", gati të gumëzhijë nga fëmijët. Rehabilituam një sipërfaqe prej afro 500 m² për sheshin rekreativ, i cili përfshin 4 module lodrash për fëmijë, 2 kosha për mbetje urbane dhe 4 ndriçues. I gjithë sheshi shtrihet në një sipërfaqe bari prej 75 m², sipërfaqe me parket druri 115 m², sipërfaqe me asfalt të kuq 76 m², sipërfaqe me asfalt të zi 15.8 m², sipërfaqe me pllaka betoni 131