
Gati terreni më i ri sportiv në kryeqytet!
Gati terreni më i ri sportiv në kryeqytet, që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë. Një fushë e re basketbolli rreth 200 m2 pranë rrugës “Emil Legrand” do të zëvendësojë atë ekzistuese, e cila përbënte shqetësim për banorët. Fusha e re do të jetë më larg objekteve të banimit dhe e rrethuar me gjelbërim, çka do të shërbejë dhe si barrierë akustike në zonë. Kjo ishte zgjidhja e duhur, pasi edhe të rinjtë argëtohen, edhe të moshuarit nuk shqetësohen!