Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    June 2022

    Fryma olimpike zbret në Tiranë, kryeqytetin që e do dhe e mbështet sportin! Edhe APR, si një institucion që e nxit dhe promovon atë, ndihmoi në aktivitetin e organizuar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me rastin e vizitës së Presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach në Tiranë, në ditën e vlerave olimpike. Të gjithë së bashku, më shumë për sportin!

    Treni elektrik i Zoo Park Tirana mirëpret vizitorët! Një tjetër atraksion i shtohet kështu Kopshtit Zoologjik, duke e bërë vizitën e vogëlushëve edhe më mbresëlënëse. Së bashku me prindërit, gjyshërit apo mësueset, fëmijët në fillim mund të kundrojnë kafshët e shpendët, më pas të luajnë e argëtohen te këndet e lojërave dhe në fund, një xhiro me tren për ta përmbyllur në mënyrën më të bukur vizitën në Zoo Park Tirana!

    Zbulojmë së bashku Tirana Zoo Park! A dimë gjithçka duhet për Kopshtin e ri Zoologjik para se të nisemi ta vizitojmë e eksplorojmë me fëmijët, prindërit e gjyshërit? Cilat janë kafshët që do të shohim, çfarë tjetër mund të bëjmë atje, si mund të argëtohemi, apo mësojmë diçka të re, bileta, ditët kur kopshti është i hapur, oraret, parkimi? Për të gjitha këto e më shumë rreth Tirana Zoo Park, ju ftojmë të ndiqni intervistën me Erinda Fino, Drejtore e

    Nisur nga interesimi i madh i qytetarëve për të vizituar Zoo Park Tirana, bëjmë me dije se: Zoo Park Tirana është i hapur nga e Marta në të Dielë, ora 09:00-20:00. Hyrja e fundit në Zoo Park Tirana është në ora 19:30. Biletaria mbyllet në orën 19:30. Gjatë javës, ora 14:30-16:30 si dhe ditën e Hënë, Zoo Park Tirana është i mbyllur. Për më shumë informacion: [email protected]