Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    July 2022

    Tashmë çiklist me diplomë nga Akademia e Çiklizmit. Trajnohen instruktorët që do t'u mësojnë fëmijëve pedalimin dhe rregullat e sjelljes në trafik. Specialistët e APR në bashkëpunim me Giz Albania nisën trajnimin në terren, ku diskutuan mbi mënyrën se si do të zhvillohen orët mësimore për fëmijët që do të frekuentojnë së shpejti Akademinë e Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit!

    Një pemë cedrus do të gjelbërojë nga sot në Pyllin e Dritëroit, dhuratë nga arbëreshët, ata që poeti i madh i quante bijtë, njëkohësisht pararendësit tanë! Në nderim dhe respekt të lidhjes së veçantë shpirtërore të Dritëro Agollit me arbëreshët, Grupi Folklorik Arbëresh mbolli pemën në Parkun e Liqenit, shoqëruar me tingujt melodiozë të këngëve të bukura arbëreshe - shqiptare.

    Shtojmë hapësirat rekreative, të gjelbra e argëtuese për fëmijët kudo në kryeqytet! Drejt fundit punimet në sheshin më të ri në Don Bosko, rruga "Hasan Ceka". Një hapësirë prej 200 m² e rehabilituar totalisht, me tre module lodra të reja, sipërfaqe të shtruar me pllaka gome rreth lodrave, stola të rregulluar e të lyer dhe gjelbërim i sistemuar përreth, është tashmë gati për t'iu rikthyer komunitetit të zonës, për të gjitha moshat.

    25 fidanë nga farat që mbetën prej bredhit të shkatërruar Gonxhe Bojaxhi - Nënë Terezës në Shkup do të marrin jetë në Tiranë. Erinda Fino, Drejtore APR - BT falenderoi homologun e saj, drejtorin e ITSHKSH, Prof. Skënder Asani për këtë nismë fisnike që pritet të finalizohet në muajin tetor të këtij viti. Nis kështu mes ITSHKSH dhe APR, bashkëpunimi për të përtërirë farat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Ballkan!

    Kompania e suksesshme e teknologjisë së informacionit Kreatx festoi 11 vjetorin me 11 pemë dhuratë për Parkun e Madh të Liqenit! Pemët 10 vjeçare të përzgjedhura nga përfaqësuesit e Kreatx, nga të cilat 6 bli dhe 5 likuidambër u mbollën në pjesën jugore të parkut, duke shtuar gjelbërimin dhe hijeshinë e kësaj zone. Faleminderit me zemër Kreatx!

    Story walk në park! Java e kulturës turke sjell në Parkun e Madh të Liqenit një histori lëvizëse (Storywalk)! “Supermeni i Vogël” i autorit Mevlada Idris Zengin, vjen për fëmijët dhe prindërit e tyre si një udhëtim i paharruar letrar dhe si një mundësi për të përjetuar një nga shembujt më të bukur të letërsisë turke për fëmijë! Ejani të shijoni leximin në park, në qiell të hapur! #JavaEKulturësTurke

    I urojmë sot ditëlindjen koleges sonë të gjelbërimit, Liri Sina, një nga punëtoret tona më të mira e më të përkushtuara, sidomos në kujdesin e mirëmbajtjen ndaj lulishteve të reja, një ndër të cilat dhe "Nexhimije Pagarusha". Në këtë ditë të veçantë, një pemë bli i shtohet dhe Parkut të Madh të Liqenit, vendit ku Liria kalon pjesën më të madhe të kohës me koleget e saj, në përpjekje për ta bërë sa më të këndshëm për qytetarët.