Së shpejti nisim klasat për mësimin e rregullave të qarkullimit rrugor te Akademia e Çiklizmit!
Në shtator, me fillimin e shkollës do të nisim dhe klasat për mësimin e rregullave të qarkullimit rrugor te Akademia e Çiklizmit. Pista e biçikletave ka mbaruar, lodrat janë montuar, instruktorët janë trajnuar, biçikletat gati
Faleminderit nga zemra policëve, pastruesve dhe vullnetarëve për punën!
Kur nisëm idenë e Tirana Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022 , ishim të bindur se rinia evropiane është në mesin tonë, në Tiranë e gjithandej ku frymojmë shqip. Sunny Hill Festival provoi që mund të organizojmë festivale masive me artistë vendas e të huaj! Faleminderit nga zemra policëve, pastruesve e vullnetarëve për punën!
Mirënjohje kolegëve të terrenit për gadishmërinë!
Dy net festival, mijëra të ftuar, parku ndrin! Mirënjohje kolegëve të terrenit për gadishmërinë, që pas çdo mbrëmjeje festive të nisnin menjëherë me pastrimet, rregullimet dhe sistemimet e nevojshme në park. Punë në grup, punë e paqme, rezultate të kënaqshme! Gati për sonte, na pret një natë e gjatë që do të ndizet nga muzika, kërcimi dhe emocione të paharrueshme!
Të gjitha rrugët të çojnë në Tiranë!
Me Dukagjin Lipa dhe super grupin e Sunny Hill Festival jemi gati për Stormzy, MC Kresha, Ledri Vula , Lyrical Son , Asgje sikur dielli etj, për natën e fundit të 3 ditëve magjike me Sunny Hill Festival Tiranaaaaa.
Parku i liqenit të Farkës – i dyti më i madhi në Tiranë, pas atij të Liqenit Artificial!
Parku i liqenit të Farkës - i dyti më i madhi në Tiranë, pas atij të Liqenit Artificial. Sot kemi një atraksion të ri për turizmin në kryeqytet dhe mezi pres ta rivitalizojmë përmes një projekti të ri transformimi, duke e vënë kështu parkun në funksion edhe të aktiviteteve sportive.
Parku i Liqenit të Farkës – Një mushkëri e dytë për qytetin!
Shumë i lumtur për gjithë punën që po bëhet në Farkë, për transformimin e plotë të infrastrukturës së saj, duke filluar me hapësirat çlodhëse e rekreative, korsinë e biçikletave dhe pistën e vrapimit.
Siguria e fëmijëve, e para!
Siguria e fëmijëve, e para! Zona e dedikuar vetëm për vogëlushët te Parku Rinia do të jetë e mbyllur nga nesër pasi po punojmë për të zëvendësuar shtresën e dëmtuar të tartanit. Ndërkohë, gjatë këtyre ditëve të dashur fëmijë ju mund të luani dhe argëtoheni në hapësirat e tjera të parkut, po aq të dashura për ju.Këndi i Lodrave do të hapet para nisjes së shkollës. Ne besojmë dhe shpresojmë në mirëkuptimin qytetar!