Ekspertët e Sigurisë dhe Sinjalistikës Rrugore të GIZ, vizitë në ambientet e Akademisë së Çiklizmit për vendosjen e sinjalistikës vertikale!
Ekspertët e Sigurisë dhe Sinjalistikës Rrugore të GIZ, vizitë në ambientet e Akademisë së Çiklizmit për vendosjen e sinjalistikës vertikale. Pas dhurimit të biçikletave, mjeteve mbrojtëse, maunualeve të trajnimit, certifikatave, trajnimit të stafit vijojmë bisedimet dhe për pajisjet që rregullojnë biçikletat, ndihmën e shpejtë dhe sinjalistikën. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit vazhdon mbështetja me mjete dhe ekspertë për funksionimin e Akademisë.
Një super koncert me super këngëtarë në Peza N’Fest!
Peza N'Fest nuk ka përfunduar! Një super koncert me super këngëtarë ju pret pasdite deri në mesnatë. Merrni shokun, shoqen, prindërit, fëmijët, këdo me të cilin dëshironi të dëfreheni, të këndoni e të kërceni dhe ejani në Pezë! https://top-channel.tv/
Peza N’Fest na mblodhi të gjithëve së bashku për të shijuar shumë aktivitete, ritme dhe ritme, këngë e valle!
Peza N'Fest na mblodhi sot të gjithëve së bashku për të shijuar shumë aktivitete, ritme dhe ritme, këngë e valle të cilat vazhdojnë, për të kulmuar në një mbrëmje të zjarrtë me DJ dhe muzikë rock. Keni ende kohë të vini në Pezë, aty ku po feston e gjithë familja! https://youtu.be/uLfp8j1NDhk
Po ti ishe te Peza N’Fest?
Momentet e paharrueshme nga tradita e përvitshme, e super mbrëmjes festive në Pezë, me një larmi aktivitetesh , argëtim , sport , muzikë , valle , shfaqje cirku, panairi i artizanëve, etj. #TiranaEYC2022
Nga Amfiteatri spostohemi në Pezë me yjet e muzikës rock për një super koncert në natyrë!
Nga Amfiteatri spostohemi në Pezë me yjet e muzikës rock për një super koncert në natyrë! Ju kishin munguar 3-shja e papërsëritshme Aleksandër Gjoka-Elton Deda-Redon Makashi? I gjeni në Pezë bashkë me emra të tjerë dhe grupe po aq të suksesshëm të muzikës rock, këtë të premte, datë 16 shtator, ku si çdo vit Peza N'Fest ju fton të gjithëve të festojmë së bashku, duke përkujtuar dhe një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë. Ejani ta bëjmë natën
Erinda Fino, në emër të APR-së përcolli mesazhin e kryetarit të BT për të gjithë nxënësit në shkollën “Niket Dardani”!
Në çeljen e këtij viti të ri mësimor, Erinda Fino, në emër të APR-së përcolli mesazhin e kryetarit të Bashkisë Tiranë për të gjithë nxënësit në shkollën "Niket Dardani" ndërsa u kujtoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit për zhvillimin e orëve të gjelbëra, ekspeditave, ekskursioneve, festave dhe plot aktiviteteve të tjera edukuese dhe informuese rreth natyrës në parqet e kryeqytetit. Suksese fëmijë dhe mos harroni: “E ardhmja e qytetit e lidhur pashmangshmërisht me të ardhmen tuaj”!
Kënde të sigurta, për fëmijë të gëzuar!
Djemtë e ekipit "Luaj@Tirana", gjatë ndërhyrjes së nevojshme në tre kënde lojërash me probleme. Pastruan e lyen me bojë strukturat metalike të lodrave te këndi në Parkun e Madh dhe riparuan modulet lodra të dëmtuara te sheshi rekreativ në Rrugën e Elbasanit dhe ai te "Irfan Tomini". I keni gati për pasdite vogëlushë!
E gëzofsh pensionin Nazmie!
Nazmia duararta dhe e papërtuara mbi 40 vite në shërbim të parkut, përshëndetet sot me koleget për të nisur një jetë të re në pension, po aq e përkushtuar, por tashmë ndaj familjes. E gëzofsh pensionin Nazmie, ditë të bardha dhe të bukura paç ngahera! Mirënjohje për shërbimin dhe kujdesin që i ke ofruar pa kursim parkut gjithë këto vite!
Një shesh i ri rekreativ do t’i shtohet së shpejti Parkut të Madh të Liqenit!
Një shesh i ri rekreativ për të gjitha moshat do t'i shtohet së shpejti Parkut të Madh të Liqenit në zonën veriore, pranë digës. Sapo kemi nisur punën për shndërrimin e një sipërfaqe prej 2609 m2 pranë Këndit të Forcës 1, në një ambient sportiv dhe relaksues, me 6 module force, stola dhe tavolina prej druri, disa prej të cilave të dedikuara për lojën e shahut, me ndriçim dhe shumë gjelbërim përreth.