Një pemë cedrus për Michael!
Edhe pse Michael ka lindur dhe jeton në Amerikë, ai tashmë ka një rrënjë në dheun e të parëve të tij, të babait e të nënës, që është Shqipëria! Si dhuratë për 10-vjetor, gjyshërit e Michael, shkrimtari Mihallaq Qilleri dhe bashkeshortja Aleksandëra Qilleri i dhuruan nipit një pemë cedrus, të cilën e mbollën vetë në ditën e tij të lindjes, në Parkun e Madh të Liqenit! Gëzuar ditëlindjen Michael!


