NJOFTIMI PËR MARRJE ME QIRA AMBJENTI
Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit kërkon të marrë me qira ambjente për përdorim zyra administrative, me këto kritere dhe specifikime si më poshtë vijon:
Kriteret për ambjentin e zyrave administrative:
- Sipërfaqja e shfrytëzueshmë të jetë jo më pak se 570 m2. ;
- Të ketë minimumi një vend parkimi automjeti;
- Të ketë lidhje (kontratë) me rrjetin e energjisë elektrike dhe rrjetin ujësjellës-kanalizime;
- Ambjenti të jetë brenda territorit urban të qytetit të Tiranës;
- Sipërfaqja të jetë e ndarë në ambjente të veçanta, të përshtatshme për zyra administrative;
- Sipërfaqja e nevojshme të jetë në të njëjtën godinë.
Oferta e qiradhënësit duhet të jetë e shoqëruar me dokumentacionin si vijon:
- Kërkesa e subjektit për pjesëmarrje në konkurrim;
- Ofertën, ku të ketë specifikuar çmimin mujor të qirasë (lek/muaj);
- Ekstrakt tregtar i subjektit (i vulosur elektronikisht) ose dokument identifikimi (ID) në rastin e ofertuesve individ;
- Dokumentacionin që provon pronësinë/disponimin e ambjentit (Çertifikatë pronësie shoqëruar me kartelën e pasurisë dhe hartën treguese, kontratë qiraje, kontratë porosie/sipërmarrje apo çdo akt tjetër që përbën titull pronësie sipas legjislacionit shqiptar në fuqi). Në rast se sipërfaqja e ambjentit nuk është pronësi të Subjektit ofertues, subjekti duhet të paraqesë kontratë qiraje të lidhur para noterit e cila duhet të jetë e vlefshme gjatë periudhës që përkon me afatin e kontratës së qiramarrjes, shoqëruar me dokumenatcionin e pronësisë;
- Planimetri të ambjentit të hartuar nga specialist i licensuar;
- Kopje të librezave të lëshuara nga shoqëritë OSHEE Sh.a/FSHU Sh.a dhe UKT Sh.a;
Shënim:
– Të gjithë dokumentat duhet të jenë origjinale ose kopje të noterizuara të tyre. Rastet e mos-dorëzimit të një dokumenti, ose të dokumentave të rreme e të pasakta, konsiderohen si kushte për skualifikim.
– Çmimi i qirasë së ofertuar nga subjektet, duhet të përfshijë të gjitha detyrimet tatimore që burojnë nga marrëdhënia e qirasë, të cilat do të jenë në ngarkim të qiradhënësit.
- Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit rezervon të drejtën për të verifikuar të gjitha kushtet e ambienteve, duke kyer verifkimet përkatëse nëpërmjet përfaqësuesve të saj.
– Afati i parashikuar i qiramarrjes, do të jetë 3 vjet nga data e nënshkrimit të kontratës.
- Të interesuarit (ofertuesit qiradhënës) duhet të dorëzojnë të gjithë dokumentacionin brenda datës 01.12.2022, pranë zyrës së Protokollit në Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit
Kontrata e qiramarrjes quhet e lidhur dhe hyn në fuqi ditën e nënshkrimit të saj nga APR (Qiramarrësi) dhe Ofertuesi (qiradhënës) i shpallur fitues.
Oferta fituese do të jetë oferta me çmimin më të ulët (oferta ekonomikisht më e favorshme), e cila plotëson të gjitha kriteret dhe kërkesat e përcaktuara në “Njoftimi për marrje me qira ambjenti” publikuar në website-in zyrtar.