Tirana Cross Country 2023
Tirana Qyteti Europian i Sportit mirëpriti garën "Tirana Cross Country 2023"! 200 nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës garuan në disiplinën Olimpike “Cross Country” të Biçikletave Malore “Mountain Bike”, duke u bërë pjesë e aktivitetit masiv të çiklizmit, që u zhvillua këtë fundjavë në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës.
Ora e çiklizmit në shkollën 9- vjeçare “Edith Durham”
Një tjetër orë çiklizmi në shkollën 9- vjeçare "Edith Durham", ku u pajisën me certifikata 150 nxënës të klasave të 5-ta. Së bashku me GIZ Albania, fëmijëve u mësuam fillimisht bazat në teori, ndërsa më pas u ushtruan me biçikletë, duke mësuar gjithashtu rëndësinë e sigurisë dhe sinjalistikës rrugore. Klasat janë pjesë e parapërgatitjes për Akademinë e ardhshme të Çiklizmit që do të hapet në Parkun e Madh të Liqenit
Rosa Mandarinë shfaqet në Liqenin Artificial të Tiranës
“Rosa Mandarinë” (Aix galericulata), që vlerësohet nga vëzhguesit e zogjve si një nga shpendët më të bukur në botë është një vizitore shumë e rrallë edhe në Shqipëri. Dimrin e këtij viti vetëm një specie është shfaqur në Liqenin Artificial të Tiranës duke bashkëjetuar me rosat e tjera. Studiuesi i shpendëve mendojnë se "Rosa mandarin" mund të jetë shkëputur nga ndonjë rezervat i ruajtur natyror në vendet e rajonit nga ku ka ardhur në Shqipëri. “Rosa Mandarinë” është me prejardhje nga Azia
100 vjet Shërbim Pyjor Shqiptar!
27 Janari është dita e çdo profesionisti në fushën e pyjeve, inxhinier, teknik a inspektor pyjesh dhe secili prej tyre meriton vlerësimet më të mira për kontributin e tyre të vyer ndër vite në shërbim dhe mbrojtje të mjedisit! Në 100 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar nderuam me "Certifikatë Mirënjohje" tre inxhinierë dhe një teknik pyjesh, përkatësisht: Ing. Elona Dosti, ing. Ahmet Abazi, ing. Petrit Hoxha dhe tekniku Edlir Gjata. Gëzuar këtë ditë të rëndësishme për çdo inspektor, inxhinier e profesionist që
Dhuro pemë për Tiranën
+150 pemë i shtohen parkut të Farkës. Në bashkëpunim me studentë të Universitetit të Sporteve shtuam kurorën e gjelbërt të parkut të dytë më të madh të qytetit.