100 vjet Shërbim Pyjor Shqiptar!
27 Janari është dita e çdo profesionisti në fushën e pyjeve, inxhinier, teknik a inspektor pyjesh dhe secili prej tyre meriton vlerësimet më të mira për kontributin e tyre të vyer ndër vite në shërbim dhe mbrojtje të mjedisit!
Në 100 vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar nderuam me “Certifikatë Mirënjohje” tre inxhinierë dhe një teknik pyjesh, përkatësisht: Ing. Elona Dosti, ing. Ahmet Abazi, ing. Petrit Hoxha dhe tekniku Edlir Gjata.
Gëzuar këtë ditë të rëndësishme për çdo inspektor, inxhinier e profesionist që ka kontribuar dhe vazhdon të kontribuojë në fushën e pyjeve. Mirënjohje dhe respekt për heronjtë e heshtur, që jetën e tyre ia kanë kushtuar mbrojtjes së natyrës!