Një pemë ulliri i shtohet parkut!
Një pemë ulliri, simboli i paqes, i shtohet Parkut të Madh të Liqenit si urim për Jollandën, (Dadën) nga dy mbesat Amaris dhe Elena në përvjetorin e saj të lindjes.
Dita e Verës, festa unike e shqiptarëve
14 Marsi i ngjante tamam një Dite Vere. Tirana ishte e mbushur plot me aktivitete dhe mijëra qytetarë shijuan në maksimum eventet e organizuara, të cilat tashmë janë një traditë e bukur Parku i Liqenit u mbush plot me vizitorë të qëllimshëm apo dhe rastësor të cilët nuk hezituan të bëheshin pjesë e aktiviteteve dhe organizimeve. Fëmijet dhe të rriturit u dukën se shijuan tamam një "dite vere" ndryshe, e cila solli lumturi e gëzim në portretet e tyre Më poshtë do
Koncert në Ditën e Verës
Gjatë Ditës së Verës një nga organizimet më të bukura ishte Koncerti Festiv për të gjitha moshat i cila zgjati më shumë se dy orë. Nën tingujt e artistëve më në zë të momentit, spektatorët shijuan performancat e tyre duke kënduar e kërcyer bashkë me ta. Emra të mëdhenj si Eneda Tarifa, Eranda Libohova, Grupi “West Side Family”, Era Rusi , Orgesa Zaimi dhe Grupi Rock “Piter Pan” i dhanë Parkut të Liqenit një atmosferë ndryshe dhe festive.
Dita e Verës në Parkun e Liqenit
14 Marsi ishte një nga ditët më të bukura , e cila mblodhi shumë qytetar në Parkun e Liqenit Të gjithë të pranishmit u argëtuan pa fund me aktivitetet e organizuara. Fëmijet ishin gëzimi dhe hareja e asaj dite të cilët u përfshinë jo pak në lojrat si ciklizmi , futbolli , valle etj Artistët e vegjël luajtën , mësuan dhe u argëtuan duke e bërë Ditën e Verës një nga ditët më të ngohta anekënd Parkut
Dita e Verës në park
"Dita e Verës" vjen në Parkun e Madh të Liqenit të Tiranës me një super koncert me pjesëmarrjen e grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur, si dhe me aktivitete të shumta artistiko-kulturore e sportive për të gjitha moshat. Ejani të festojmë së bashku me 14 mars në natyrën e bukur të parkut, nga ora 10:00 - 20:00, me pjesëmarrjen e Bandës Frymore të Qytetit, Cirkut Kombëtar, grupeve dhe këngëtarëve të mirënjohur, balet, muzikë me DJ, sport, pikturë dhe plot lojëra argëtuese e
Dhuro pemë për qytetin!
Gështenja e egër është një prej pemëve më të bukura gjatë pranverës me lulet e saj të mëdha e të bardha në formë shandani. Etleva zgjodhi ta mbjellë këtë pemë në Parkun e Madh të Liqenit për të përjetësuar kujtimin e bashkëshortit, që ndërroi jetë pak kohë më parë. Faleminderit Etleva dhe familja Bregu që u bëtë pjesë e nismës "Dhuro pemë për Tiranën"!
+18 pemë të reja në park nga stafi i AKU
Pemë për 8 Mars! Në ditën e gruas, 8 marsit, në simbol të jetës dhe së ardhmes, stafi i vajzave dhe grave pranë Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhuruan 18 pemë për qytetin e Tiranës. Një kontribut jo vetëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet por edhe si shenjë e jetës që figura e gruas mban. Faleminderit Ministres Frida Kifca dhe stafit të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit!
Ukrartwoods dhuron 260 pemë të reja në Parkun e Liqenit të Farkës.
Si simbol i jetës dhe i së ardhmes, kompania shqiptaro – ukrainase “Ukrartwoods” zgjedh të dhurojë 260 drurë për parkun e Farkës. Një kontribut jo vetëm për shtimin e gjelbërimit në kryeqytet por edhe si shenjë mirënjohje dhe vlerësim për angazhimin e qytetit për ndihmën e ofruar për popullin e Ukrainës në këtë vit të vështirë.
+500🌳 në Pezë!
+500 pemë i shtohen parkut të Pezës. Së bashku me gjimnazistët për të aritur mision e përbashkët, pemën e 1.000.000! Tirana mbushet dita-ditës me pemë të dhuruara nga qytetarë që besojnë se të gjithë nga pak mund të bëjmë shumë për qytetin tonë!