Koncert në Ditën e Verës
Gjatë Ditës së Verës një nga organizimet më të bukura ishte Koncerti Festiv për të gjitha moshat i cila zgjati më shumë se dy orë. Nën tingujt e artistëve më në zë të momentit, spektatorët shijuan performancat e tyre duke kënduar e kërcyer bashkë me ta.
Emra të mëdhenj si Eneda Tarifa, Eranda Libohova, Grupi “West Side Family”, Era Rusi , Orgesa Zaimi dhe Grupi Rock “Piter Pan” i dhanë Parkut të Liqenit një atmosferë ndryshe dhe festive.