Faleminderit për çdo pemë të dhuruar!

Të gjithë së bashku në Parkun e Madh të Liqenit, ku mbollëm pemën e 1 miliontë për Tiranën!
Një sukses, të cilin menduam ta ndanim me fëmijë, qytetarë, shoqata, biznese, ambientalistë dhe dashamirës të parkut, të cilët kanë qenë dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj në nismën “Dhuro pemë për Tiranën”!
Mirënjohje për të gjithë. Me ju, Tirana është më e bukur, më e gjelbër, më e shëndetshme!