Festa e Abetares në Zoo Park!
Festa e abetares në Tirana Zoo Park, nga Shkolla "Gjin Pjetri", Laç!
Tiranathlon në Parkun e Liqenit të Farkës!
https://youtube.com/shorts/QcpAn5AZ0V4?feature=share Super ‘Tiranathlon’, në Parkun Helen pranë Liqenit të Farkës! Në vitin e Tiranës #QytetiEuropianISportit, u rikthye për të tretin vit radhazi eventi i madh sportiv që bashkon notin, çiklizmin dhe vrapin në një garë të vetme. Pranë Liqenit të Farkës, 300 sportistë profesionistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia, Greqia, Serbia e jo vetëm, ishin pjesë e TIRANATHLON.
Dita Botërore e Biodiversitetit në park
Në Ditën Botërore të Biodiversitetit, në bashkëpunim me Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë (AOS), Eco Tirana dhe nxënësit e Shkolla Private “Elite” Tirane organizuam në Parkun e Liqenit një aktivitet interesant në lidhje me Unazimin e shpendëve dhe rolin e tyre në ruajtjen e biodiversitetit. Unazimi i shpendëve është një pjesë e rëndësishme e Edukimit Mjedisor dhe rritjes së ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, të cilën Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) e sheh me mjaft interes për ta zhvilluar më tej.
“Historiani në Park”
Çfarë simbolizojnë memorialet dhe bustet në Parkun e Liqenit? Çfarë dinë fëmijët rreth datave historike dhe personaliteve të shquara? Për të zbuluar historitë e parkut kemi nisur ciklin e aktiviteteve "Historiani në Park".