Dita Botërore e Biodiversitetit në park
Në Ditën Botërore të Biodiversitetit, në bashkëpunim me Shoqatën Ornitologjike të Shqipërisë (AOS), Eco Tirana dhe nxënësit e Shkolla Private “Elite” Tirane organizuam në Parkun e Liqenit një aktivitet interesant në lidhje me Unazimin e shpendëve dhe rolin e tyre në ruajtjen e biodiversitetit. Unazimi i shpendëve është një pjesë e rëndësishme e Edukimit Mjedisor dhe rritjes së ndërgjegjësimit për çështjet mjedisore, të cilën Shoqata Ornitologjike e Shqipërisë (AOS) e sheh me mjaft interes për ta zhvilluar më tej.