Shpallje për vend vakant pune
Pozicioni: Drejtor i Drejtorisë Zoo Park
Duke u mbështetur në Urdhërin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Nr. prot. 23463/1, datë 28.06.2022 “Për Miratimin e Strukturës dhe Organikës së Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit” informojmë se pozicioni i punës së Drejtorit të drejtorisë pranë Drejtorisë Zoo Park është i lirë (vakant).
Përshkrimi përgjithshëm i pozicionit të punës:
Drejtoria Zoo Park është përgjegjes për mirëadministrimin, mirëmbajtjen dhe përkujdesjen e Koopshtit Zoologjik. Kjo drejtori ofron shërbime rekreativo-edukativ dhe konservuese e si e tillë, duhet t’i ofrojë këto shërbime me rregullsinë dhe konsistencën maksimale.
Drejtoria Zoo Park administron dhe drejton punën për mbrojtjen, trajtimin dhe zhvillimin e Parkut Zoologjik, (gjelbërimi dekorativ, lulishte, sipërfaqe të gjelbëra, infrastrukra rrugore, elementet dekorativë, kafshët dhe shpendët, etj. Ka përgjegjësinë të krijojë kontakte me organizata të ndryshme që ndihmojnë në edukimin, mbarëvajtjen dhe realizimin e aktiviteteve brenda Zoo Park.
Detyrat kryesore të drejtorit të drejtorisë:
- Të parashikojë në planet mujore të punës, të gjitha detyrat që i dalin drejtorisë sipas fushave përkatëse, të ndjekë sistematikisht plotësimin e tyre dhe të bëjë analizën në nivel drejtorie/njësie, në zbatim të detyrave të përcaktuara nga programet vjetore dhe periodike të miratuara;
- Të bëjë shpërndarjen e punës dhe çështjeve që i adresohen drejtorisë dhe të ndjekë e kontrollojë punën që bëhet nga përgjegjësit e sektorëve, punonjësit dhe zyrave, për përcaktimin e dhënien e zgjidhjeve ligjore, në afatet e caktuara;
- Të zbatojë, ndjekë dhe bashkërendojë plotësimin e të gjitha detyrave të ngarkuara nga Drejtori i Përgjithshëm;
- Të kryejë analiza periodike për veprimtarinë e drejtorisë/njësisë dhe mbi këtë bazë, të informojë periodikisht Drejtorin e Përgjithshëm për veprimtarinë e drejtorisë/njësisë dhe për ecurinë e detyrave të ngarkuara në çdo sektor apo zyrë;
- Të delegojë urdhërat e eprorëve të tij dhe të mbajë korrespondencë me vartësit në formë shkresore, verbale dhe nëpërmjet komunikimit elektronik; të kërkojë mbajtjen e procesverbaleve në të cilat të pasqyrohet delegimi i punës dhe rezultati i arritur nga punonjësi i ngarkuar me një detyrë të caktuar;
Kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
- Të zotërojnë diplomë të masterit shkencor, apo master profesional të përfituar në fund të studimeve të ciklit të dytë, me 120 kredite dhe me kohezgjatje normale 2 vite akademike në shkencat Juridike/Sociale/Ekoonomike;
- Të kenë të paktën 5 vite përvojë pune në pozicion drejtues;
- Aftësi teknike të veçanta; aftësi drejtuese dhe pune në grup.
Dokumentacioni dhe afati i dorëzimit:
- Jetëshkrim i përditësuar, përfshirë të dhënat e kontaktit, postën elektronike, adresën postare, kodin e shpalljes publike dhe emërtesën e plotë të pozicionit të punës;
- Fotokopje e noterizuar e diplomës (përfshirë edhe diplomën bachelor); Diplomat që janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë njohur paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave, sipas legjislacionit në fuqi;
- Libreza e punës;
- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
- Vërtetim të gjendjes shëndetësore;
- Çertifikatë e gjëndjes gjyqësore(dëshmia e penalitetit)
- Cdo dokumentacion tjetër që vërteton plotësimin e kushteve të mësipërme, si dhe trajnime, kualifikime, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrim.
Dorëzimi i dokumenteve të cituara më sipër, do të bëhet pranë zyrës së burimeve njerëzore brenda datës 25.09.2023 ora 16:00.