E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

June 2024

Me anë të projekteve të zhvilluara ndër vite, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka ushtruar veprimtarinë e saj institucionale duke patur në fokus përafrimin, vendosjen dhe zhvillimin e një marrëdhënie të qytetarit me natyrën, duke mundësuar kushtet e favorshme të një mjedisi që lehtëson komunikimin dhe lidhjen e këtij të fundit me natyrën. Duke marrë shkas nga kompetencat e dhëna nga aktet ligjore e nënligjore në fuqi, kjo Agjenci ka nëadministrim të saj disa objekte të cilat janë vendosur në shërbim të qytetarëve dhe shërbejnë për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, sociale, artistike, duke dhënë kështu njëkontribut të madh në zhvillimin dhe rritjen e jetës kulturore nëqytetin e Tiranës. Ndër objektet që administron Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit është dhe Amfiteatri i Parkut të Liqenit Artificial,

Komisioni i Vlerësimit të Ofertave i ngritur pranë Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit për shqyrtimin dhe vlerësimin e ofertave për procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”, pasi shqyrtoi dhe vlerësoi ofertën e vetme të paraqitur për  këtë procedurë konkurimi publik vëren: • Shoqëria “Ellinikon” sh.p.k, me nr. NIPT L21323028K ka paraqitur kërkesën për pjesëmarrje në procedurën konkuruese “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”. Dokumentacioni i paraqitur nga ofertuesi i plotëson të gjitha kërkesat, kriteret, specifikimet dhe dokumentacionin e kërkuar në njoftimin e publikuar nga APR.  • Komisioni vlerëson se Shoqëria “Ellinikon” sh.p.k ka paraqitur ofertën financiare me vlerë 500 (pesëqind) lekë/m2 muaj, për sipërfaqen 1.237.3 m2. Vlera

Në kuadër të nevojave të saj institucionale Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë, zhvillon procedurën konkuruese me objekt: “Qiramarrje ambjenti për magazinimin e mallrave të institucionit”. Me qëllim marrjen pjesë në këtë procedurë subjektet/individët e interesuar duhet të plotësojnë kriteret si vijon:  • Sipërfaqja e objektit preferohet të jetë nga 1000 - 1300 m2; • Lartësia e objektit nga 3 m deri 5 m; • Objekti duhet të pozicionohet në një zonë jo më shumë se 8km nga qendra e Tiranës;   • Ambienti duhet të ketë kushte të përshtatshme për magazinim të mallrave të ndryshëm dhe të jetë i mbrojtur nga kushtet atmosferikë si dielli, lagështia, etj.; • Ambienti duhet të jetë i

https://youtu.be/mGT2YYsT91Q?si=vNrtEAdOYMW1p1tE Më 1 Qershor 2024, në Ditën e Fëmijëve, Tirana festoi hapjen madhështore të Shkollës së Re të Biçikletave, një objekt modern i dedikuar për promovimin e biçikletës si një mjet alternativ transporti tek të rinjtë e qytetit. Ky moment historik i rëndësishëm, nën kujdesin e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit shënon një tjetër investim të suksesshëm të Bashkisë së Tiranës, duke reflektuar angazhimin e saj për krijimin e mjediseve urbane më të gjelbra dhe më të qëndrueshme.