E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

January 2026

https://youtu.be/It1vfuPMmfU Më 27 janar 1923 u dekretua ligji i parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare”, duke hedhur themelet e mbrojtjes dhe administrimit të qëndrueshëm të pyjeve në vendin tonë. Sot, në vitin 2026, shënojmë 103 vjet angazhim institucional për ruajtjen e pasurisë pyjore, mbrojtjen e ekuilibrave natyrorë dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm në shërbim të komunitetit dhe brezave të ardhshëm. Pyjet janë pasuri kombëtare dhe përgjegjësi e përbashkët.

Shkolla e Biçikletave Vendi më i dashur për fëmijët, ku mësimi kthehet në lojë! Këtu, vogëlushët njihen me rregullat e pedalimit përmes një eksperience ndryshe, argëtuese dhe edukative, të udhëhequr nga staf i trajnuar dhe plot energji. E hapur çdo ditë Nga e hëna në të premte, mirëpresim çdo fëmijë që dëshiron të mësojë të pedalojë me siguri, besim dhe buzëqeshje!

Screenshot Të nderuar qytetarë,Për shkak të reshjeve të shiut, në disa zona të Liqenit Artificial, përgjatë pistës së vrapimit në zonën jugore, është konstatuar prani uji.Ekipet e APR janë në gatishmëri dhe po marrin masat e nevojshme për normalizimin e situatës. Ju lutemi të tregoni kujdes dhe të shmangni përkohësisht këto zona.Faleminderit për mirëkuptimin,Ekipi i APR

Java do të shoqërohet me shtrëngata dhe reshje të dendura shiu ⛈️ Ju lutemi tregoni kujdes ⚠️ dhe shmangni lëvizjet e panevojshme. Ekipet tona janë në terren dhe në gatishmëri të plotë për çdo emergjencë 👷‍♂️🚒 📲 Për çdo problematikë, raportoni përmes aplikacionit “Tirana Ime” 📞 ose telefononi në 112 Qëndroni të sigurt 🤍