Vend Vakant – Specialist
Duke u mbështetur në Urdhrin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për “Miratimin e strukturës organike të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit”, me nr. 1019, datë 28.03.2024, nr. 12714/1 prot., datë 28.03.2024, ju bëjme me dije se pozicioni i punës së Specialistit të II pranë Drejtorisë së Aktiviteteve Rekreative, në Sektorin Shkolla e Biçikletave është i lirë (vakant). Si më poshtë do të gjeni: Përshkrimin e përgjithshëm të pozicionit të punës. Detyrat kryesore të Specialistit II. Kushtet dhe kriteret që duhet të
Fushat multisportive në Parku i Liqenit të Tiranës.
https://youtu.be/P_CNkelMgCI Zgjidh sportin. Zgjidh natyrën. Zgjidh energjinë pozitive.
Celebrim i dashurisë në kalanë e Petrelës!
Në një 14 Shkurt plot emocion, Ema Shazivari dhe Migen Lika kurorëzuan dashurinë e tyre mes historisë, panoramës dhe premtimeve përjetësie. Një ceremoni elegante dhe plot ndjenjë, që e bëri këtë ditë edhe më të veçantë. Falënderim për bashkëpunëtorët që kontribuan në realizimin e këtij momenti të bukur: Reka Pastiçeri, Geraldina Sposa, Joni Peci dhe Danjela Kapo. Urime çiftit për një jetë të mbushur me dashuri dhe lumturi.
13 Shkurt – Dita Botërore e Radios!
https://youtu.be/xA-WBifw_Dk Sot, në Ditën Botërore të Radios, festojmë zërin që na ka bashkuar ndër vite – zërin që informon, frymëzon dhe na fton të reflektojmë. Radioja ka qenë gjithmonë më shumë se valë në ajër; ajo ka qenë urë mes njerëzve dhe mesazheve që kanë rëndësi. Në një kohë kur planeti ynë ka nevojë për më shumë kujdes, radioja mbetet një nga mjetet më të fuqishme për të përçuar thirrjen për mbrojtjen e mjedisit, për ndërgjegjësim dhe për veprim. Sot, gazetarja Ilnisa Agolli
Tirana 106 vite Kryeqytet!
https://youtu.be/cec8xKoWBUs Sot, në Sheshin “Mimoza”, Njësia Administrative nr. 10, Tirana u mbush me ngjyra, art dhe histori. Qyteti ynë i bukur u prezantua përmes: Ekspozitës së fotografive nga historiku i Tiranës – Arkivi Qendror i Shtetit Këndit të traditës – Sofra Tiranase Panair lulesh Performancës muzikore-artistike nga Ansambli Tirana Artit pamor nga Galeria Kombëtare e Arteve Një ditë festive kushtuar historisë, traditës dhe bukurisë së kryeqytetit tonë, ku Tirana u shfaq me gjithë gjallërinë dhe shpirtin e saj unik!
Dita Botërore Kundër Kancerit!
https://youtu.be/Uj49wyycLWs 4 Shkurt Për ata që luftojnë. Për ata që fituan. Për ata që i mbajmë gjithmonë në zemër. Dita Botërore Kundër Kancerit na kujton se shpresa nuk shuhet kurrë. Ndërgjegjësim. Mbështetje. Shpresë. Së bashku jemi më të fortë.
“Zëri i Artit – Mozaik që Flet”
https://youtu.be/N0hGlySw0kk Art që përfshin, bashkon dhe flet për të gjithë. Një ditë ndryshe sot në Qendrën Burimore për Nxënësit që Nuk Dëgjojnë, e mbushur me emocione, krijimtari dhe frymëzim. Së bashku përjetuam fuqinë e artit për të komunikuar përtej fjalëve, në praninë e të ftuarit special, mjeshtrit të mozaikut Saimir Strati. Faleminderit mjeshtri i mozaikut Saimir Strati, artist shqiptar i njohur ndërkombëtarisht dhe fitues i disa Rekordeve Botërore Guinness, i cili me talentin dhe përkushtimin e tij e ka kthyer mozaikun në
Gjimnastikë artistike në Parkun Olimpik!
https://youtu.be/ihPSeKIvCUY Në Parkun Olimpik u zhvillua një performancë artistike gjimnastike, e cila evidentoi gjimnastikën si një sport që ndërthur artin me disiplinën, përkushtimin dhe kontrollin e trupit. Përmes lëvizjeve të strukturuara, harmonike dhe të sakta, vajzat e Akademisë "Xheni Gjimnastike" demonstruan se gjimnastika është një disiplinë sportive që kërkon përgatitje të vazhdueshme, përqendrim dhe vetëkontroll, duke e shndërruar parkun në një hapësirë të dedikuar për artin dhe sportin. 🤸♀️ Sport • Disiplinë • Harmoni • Elegancë Faleminderit Akademisë Xheni Gjimnastike për
Futsal Junior U9 në Parkun Olimpik!
https://youtu.be/eQ6-0TVOFAs Këtë fundjavë në Parkun Olimpik u zhvilluan ndeshjet e Futsal Junior U9, ku ekipet pjesëmarrëse dhuruan energji, gola dhe emocione. Skuadrat që zbritën në fushë ishin: • Tirana – AF Dajti • EMV Rinia – Dyrrah City • KF Besa Global – F.B.A BS East Park – Titans • Triumph – Lapraka Sport • Holle – Don Bosko • KSP Junior – TR 19 Akademi • AF Tekstil – Astiri Urime të gjithë lojtarëve të vegjël për paraqitjen, përkushtimin dhe shpirtin sportiv që treguan gjatë ndeshjeve!
