Parku Rinia nën tingujt e Bandës së Qytetit!
https://youtu.be/DhH0Rl01OuY Banda e qytetit solli tinguj të bukur në Parkun Rinia, duke i dhuruar gjallëri dhe muzikë çdo kalimtari 🎶
Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës!
Dita e Verës po vjen me një program të pasur aktivitetesh për të gjithë! Nga paraditja, qytetarët mund të kënaqin me aktivitete sportive, lojëra popullore , argëtim në ujë me varka dhe kanoe , si dhe workshope kreative për fëmijë si piktura dhe krijimi i kurorave të pranverës. Atmosferën festive do ta kompletojnë performanca artistike përgjatë parkut . Banda e Qytetit do të luajë në pika të ndryshme pranë liqenit , ndërsa artistët e Cirkut Kombëtar do të parakalojnë
Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!
Në këtë prag të 7 Marsit, ditës së mësuesit, stafi i APR dërgoi lule për shkollat në Tiranë, si një shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për përkushtimin dhe punën e palodhur që mësuesit bëjnë çdo ditë gjatë gjithë vitit. Mësuesit janë ata që mbjellin dijen, frymëzojnë brezat dhe ndërtojnë themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë. Me durimin, dashurinë dhe profesionalizmin tuaj, ju formoni jo vetëm nxënës të mirë, por edhe qytetarë të denjë për vendin tonë. Kjo është një shenjë e vogël
Dita Botërore e Tenisit!
https://youtu.be/aHzMIrgwJsg Në ambientet e bukura të Parkut të Liqenit, në fushat e tenisit, u zhvillua një aktivitet plot energji me rastin e “Ditës Botërore të Tenisit”. 🎾 Qëllimi ishte njohja e fëmijëve me bazat e lojës së tenisit – mbajtjen e raketës, goditjet e para dhe lëvizjen në fushë – në një mënyrë argëtuese dhe edukative, duke zhvilluar koordinimin, përqendrimin dhe frymën e bashkëpunimit përmes lojës dhe sfidave sportive. Aktiviteti u mbyll me ndeshje të shkurtra dhe një atmosferë shumë pozitive.
