25 fidanë nga farat që mbetën prej bredhit të shkatërruar Gonxhe Bojaxhi – Nënë Terezës në Shkup do të marrin jetë në Tiranë. Erinda Fino, Drejtore APR – BT falenderoi homologun e saj, drejtorin e ITSHKSH, Prof. Skënder Asani për këtë nismë fisnike që pritet të finalizohet në muajin tetor të këtij viti. Nis kështu mes ITSHKSH dhe APR, bashkëpunimi për të përtërirë farat e trashëgimisë kulturore e shpirtërore të shqiptarëve në Ballkan!