E-mail: [email protected]
Parqe të bukura, njerëz të lumtur!
Instagram: Aprtirana
Tirana Ime Outdoor: iOS / Android

Instagram

Aktivitetet e APR në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë

Aktivitetet e APR në kuadër të Javës Europiane të Lëvizshmërisë

 

Lajmi i plotë:

TIRANË, 17 shtator/ATSH/ Java Evropiane e Lëvizshmërisë synon ndërgjegjësimin e qytetarëve për të përdorur sa më pak mjetet që ndotin mjedisin dhe të përqafojnë qasjet e reja të transportit alternativ, duket ecur ose pedaluar më shumë.

Gjatë kësaj jave në kryeqytet, nga 16-22 shtator, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh për nxitjen e qytetarëve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në kryeqytet.

Ditën e djeshme në Tiranë u zhvilluan aktivitete rekreative me nxënës të shkollave të ndryshme të qytetit.

Fëmijët përveç se kanë shëtitur me biçikletat e tyre kanë marrë pjesë edhe në një punëtori të riparimit të biçikletave, një nismë e përbashkët e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit dhe Shkollës së Biçikletave.

Punëtoria e biçikletave u kthye në një eksperiencë vërtet argëtuese dhe edukative për fëmijët, duke i afruar më shumë me konceptin e ripërdorimit dhe rëndësinë e lëvizjes së qëndrueshme.

Java Evropiane e Lëvizshmërisë do të vijojë me aktivitete të veçanta deri më 22 shtator edhe në qytete të ndryshme të vendit.

Në periudhën 16-22 shtator të çdo viti, me nismën e Bashkimit Europian, organizohet Java Europiane e Qarkullimit, e cila finalizohet në datën 22 shtator.

Kjo nismë europiane e ka zanafillën në Francë në 1998. U deshën vetëm katër vjet që ajo të bëhej një nga manifestimet me përfshirje më të madhe në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Qëllimi i kësaj nisme është pikërisht ndërgjegjësimi për ndërmarrjen e politikave të suksesshme urbane nga vendimmarrësit, për të mundësuar rritjen e transportit me mjete miqësore me mjedisin.

Shkarkimet nga automjetet dhe transporti urban kanë kontributin kryesor në ndotjen e ajrit. Llojet e grimcave ndotëse, gazrat toksikë që rrjedhin nga djegia e karburanteve nga mjetet e transportit, përveç ndotjes së ajrit urban shkaktojnë edhe efekte negative në shëndetin e njerëzve.

Kjo fushatë është një mundësi për të paraqitur alternativa të qëndrueshme të lëvizshmërisë për qytetarët dhe për të bërë të njohura sfidat me të cilat ndeshen qytetet për të ndryshuar sjelljen e njerëzve drejt një strategjie më të qëndrueshme të transportit.