Gëzuar 7 Marsin – Ditën e Mësuesit!

Në këtë prag të 7 Marsit, ditës së mësuesit, stafi i APR dërgoi lule për shkollat në Tiranë, si një shenjë mirënjohjeje dhe falënderimi për përkushtimin dhe punën e palodhur që mësuesit bëjnë çdo ditë gjatë gjithë vitit.
Mësuesit janë ata që mbjellin dijen, frymëzojnë brezat dhe ndërtojnë themelet e së ardhmes së shoqërisë sonë. Me durimin, dashurinë dhe profesionalizmin tuaj, ju formoni jo vetëm nxënës të mirë, por edhe qytetarë të denjë për vendin tonë.
Kjo është një shenjë e vogël vlerësimi për punën e madhe që bëni çdo ditë në klasë dhe për ndikimin e çmuar që keni në jetën e çdo fëmije.
Gëzuar 7 Marsin dhe faleminderit për gjithçka që bëni! 🌸📚
