Bashkia Tiranë shpall të hapur nismën “Dhuro Pemë për Tiranën“. Parqet, Pylli Orbital dhe Kurora e Gjelbër e Tiranës janë paja më e mirë që mund t’i lemë brezave që vijnë, akti më domethënës i dashurisë për jetën dhe natyrën. Dhurimi mund t’i dedikohet një kujtimi a një gëzimi. Çdo ditë është një mundësi e artë për të vizatuar peisazhin e Tiranës me ngjyra, ajër të pastër e blerim.
Sezoni i mbjelljeve: Tetor 2019 – Prill 2020
* Specifikimet e bimësisë:
- Zonat e propozuara: gjelbërim rrugor; sipërfaqe të gjelbra; hapësirë midis blloqeve të banimit, institucioneve etj.
Plotëso formularin:
Bimësia blihet nga vetë dhuruesi pranë subjekteve të ndryshme që operojnë në treg.
Për informacion zyrtar mbi të dhënat e fushatës referojuni:
- Drejtorisë së Përgjithshme të Menaxhimit Financiar, Bashkia Tiranë (Donacionet)
- Drejtorisë së Përgjithshme të Punëve Publike, Bashkia Tiranë (Mbjelljet)