Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit

E-mail:           [email protected] Subscribe below:

    Parqe të bukura, njerëz të lumtur! Instagram:     Aprtirana Tirana Ime Outdoor:     iOS / Android
    Instagram

    Misioni dhe Vizioni

    Vizioni:

    “Tirana, një qytet ku njerëzit vlerësohen dhe kanë akses në parqe urbane cilësore, hapësira publike dhe rekreacion”.

     

    Misioni:

    Në thelb të punës dhe veprimtarisë së saj Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka qytetarin, krijimin e kushteve të një mjedisi që lehtëson komunikimin dhe ndërlidhjen e tij me natyrën.
    Nëpërmjet projekteve të zhvilluara në këto katër vite APR-ja ka punuar në vendosjen dhe zhvillimin e një marrëdhënie të qytetarit me parkun, këndin para pallatit, natyrës, asaj që është e përbashkët. Vizioni i APR kërkon/synon zhvillimin e një kulture te të rinjtë dhe fëmijët si trashëguesit e hapave tona për të respektuar dhe zhvilluar punën e nisur.
    Nëpërmjet projekteve Luaj@Tirana, Pyllit Orbital, aktiviteteve outdoor është synuar përfshirja e qytetarëve në projektet e APR si cilësi për një qytet që respekton fuqinë e natyrës.
    Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit angazhohet të edukojë dhe të ushqejë në një hapësirë të gjerë mbështetje për krijimin, rivitalizimin dhe qëndrueshmërinë e parqeve dhe zonave të gjelbra që të kontribuojnë në një qytet më të gjallëruar dhe të ekuilibruar në aspektin e gjelbërimit dhe rekreacionit.
    Mbrojtja e parqeve urbane dhe pyjeve, për një cilësi më të lartë në të gjithë territorin është jetësore për të hartuar politika efiçente publike dhe për të përfshirë qytetarët në hapësirat e gjelbra si pjesë përbërëse e tyre, për të siguruar komunitetet që të jenë të barabarta, të shëndetshme, dhe të angazhuara, si dhe qytetet të jenë ekonomikisht më konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë të qëndrueshme.
    Promovimi dhe mbështetja e menaxhimit efektiv në përdorimin e parqeve urbane, hapësirës publike dhe rekreacionin në qytetin tonë shihet si një e mirë e madhe për komunitetin.