Akademia e Ciklizmit vjen si një aset i shtuar për qytetin, komunitetin, dedikim ndaj fëmijëve për t’u mësuar rregullat e të qënit ciklista të përgjegjshëm duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
APR, pasi studioi me vëmendje hapësirat në Parkun e Madh të Liqenit Artificial të Tiranës propozoi dhe projektoi rikualifikimin e zonës jugore, e cila megjithëse në gjëndje të degraduar, ishte lehtësisht e aksesueshme nga frekuentuesit e parkut. Duke qënë së ndodhemi në park është menduar një formë fluide për t’u shkrirë më mirë me ambjentin përreth. Hapësira është e ndarë në disa elemente ku evidentohet pista e bicikletave që e përshkron rreth e përqark, gjithashtu janë të vendosura modulet e lodrave si Kulla e Sahatit dhe Ura e Tabakëve të pozicionuara në mënyrë të tillë, duke ju përshtatur edhe vendosjes në realitet. Gjithashtu një nga hapësirat që shton vlerën parkut është edhe labirinti i krijuar me bimësi, e cila shkon në një lartësi deri në 2 m. Për të ofruar komoditet dhe ambjent shplodhës janë vendosur të shpërndarë stola në formën e drurit masiv. Përgjatë pistës gjenden tabela sinjalistike në shërbim të edukimit të fëmijëve mbi sinjalistikën rrugore.
Akademisë së Çiklizmit në Parkun e Madh të Liqenit do t’u vinte në ndihmë fëmijëve për t’u edukuar dhe mësuar më shumë rreth pedalimit, sinjalistikës rrugore, të sjellurit në rrugë.
Projekti përfshin:
Sipërfaqe prej 2550 m2, Sipëfaqja e pistës: 280 ml, 50 module sinjalistike rekreative, 9 module lojrash (3 emblemat e Tiranës), 1800 m2 sipërfaqe e gjelbëruar, 726 bimësi dekorative, 7 module stola pushimi, 1 parkim bicikletash.
Objekti – klasa mësimore: sipërfaqe: 70 m2, Klasa sip: 25 m2, Ekspozitë (vendqëndrim i brendshëm i bicikletave: 16 m2;
Tarraca e gjelbërt: 70 m2
Akademia e çiklizmit me fokus edukimin, përmirësimin e jetesës aktive dhe shtimin e terreneve sportive në Tiranë pret fëmijët nga mosha 8 – 12 vjeç për të ndjekur orën teorike dhe praktike në pistën e çiklizmit, të udhëhequr na stafi i trajnuar i APR.
Për të rezervuar orën pranë Akademisë së Çiklizmit plotëso formularin: