Axhenda e aktiviteteve për Ditën e Verës!

Dita e Verës po vjen me një program të pasur aktivitetesh për të gjithë!
Nga paraditja, qytetarët mund të kënaqin me aktivitete sportive, lojëra popullore
, argëtim në ujë me varka dhe kanoe
, si dhe workshope kreative për fëmijë si piktura
dhe krijimi i kurorave të pranverës.
Atmosferën festive do ta kompletojnë performanca artistike përgjatë parkut
. Banda e Qytetit do të luajë në pika të ndryshme pranë liqenit
, ndërsa artistët e Cirkut Kombëtar do të parakalojnë dhe do të performojnë duke ndërvepruar me publikun
. Programet artistike buzë liqenit do të përfshijnë grupe kërcimi
dhe shfaqje për fëmijë, ndërsa gjatë gjithë ditës qytetarët mund të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore dhe rekreative.
Në mbrëmje, festimet do të kulmojnë me koncerte dhe performanca artistike ![]()
, duke e kthyer Ditën e Verës në një ditë të veçantë për qytetin. Ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen dhe të shijojnë këtë ditë festive në Parkun e Liqenit dhe tek Parku Rinia, për një eksperiencë të paharrueshme verore! ![]()
