
Amfiteatri u ndez rock mbrëmë nga “Djemtë e Detit” dhe Gent Demaliaj Tribute!
Amfiteatri u ndez rock mbrëmë nga “Djemtë e Detit” dhe Gent Demaliaj Tribute, me një koncert në nderim dhe kujtim të grupit legjendar të viteve ‘90.Me mijëra qytetarë kënduan në kor hitet e hershme të Demaliajt me “Ëndrrat që për ty i thura”, tek baladat e paharrueshme: “Mos qaj”, “Jo tani”, “Kohë pa ty” interpretuar nga artistë të brezit të tij si Aurela Gaçe e Aleksandër Gjoka, Redon Makashi e Gjergj Jorgaqi, e bija Edea Demaliaj dhe më të rinjtë Rezarta Smaja, e Mateus Frroku e shumë këngëtarë të tjerë.#tiranauhap#EYC2022#DjemtëeDetit#AmfiteatriITiranës