APR – Bashkia Tiranë iu bashkua nismës kombëtare ”Ta pastrojmë Shqipërinë”
APR – Bashkia Tiranë iu bashkua nismës kombëtare ”Ta pastrojmë Shqipërinë” së Let’s Do It Albania dhe Green Line Albania duke nisur një aksion pastrimi te Parku i Madh (prapa Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave), te segmenti i nën kalimit te Liqeni i Thatë dhe rrethrrotullimi te Kopshti Zoologjik! Falenderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, pedagogë e studentë të Fakultetit të Gjeologjisë dhe Minierave, vullnetarë e të rinj që u solidarizuan me mesazhin e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit nga mbeturinat! Së bashku për Tiranën e Pastër! 💚🚯🚮👷♻️⚠️