APR ju uron Gëzuar Festat! ✨
Lëmë pas një vit të mbushur me aktivitete, festa dhe punë të bërë me përkushtim e dashuri për Tiranën tonë. Një vit plot energji, bashkëpunim dhe angazhim për ta bërë qytetin më të gjelbër, më të pastër dhe më pranë qytetarëve.
Falënderojmë nga zemra të gjithë ekipin e palodhur të pastrimit, gjelbërimit, Luaj Tirana, aktiviteteve dhe gjithë stafin e APR-së, për kontributin dhe përkushtimin e përditshëm.
Me këtë frymë pozitive, ju urojmë një vit 2026 me edhe më shumë ritëm, ide dhe punë të bukura për Tiranën që duam 💚
Gëzuar Festat! 🎄
