Vrapo për paqe – Tirana Marathon !
Bëhuni gati! Do të jemi bashkë me Luiza Gegën në eventin më të madh sportiv, ‘Maratona e Tiranës 2022’ - Adrenalinë, sfidë, emocion! 2500 vrapues - 4 kategori - 42.195 km Vrapo për paqe!
Kujtojmë dhe nderojmë shkrimtarin Dritëro Agolli në ditën e lindjes!
Kujtojmë dhe nderojmë shkrimtarin Dritëro Agolli në ditën e lindjes, duke mbjellë pemë në Parkun e Madh të Liqenit!. "Pylli i Dritëroit" gumëzhinte sot nga zërat e miqve të tij, të cilët mbollën dy pemë selvi dhe rikujtuan momente të bukura e të veçanta ndër vite me shkrimtarin.
Në 7 vitet e fundit, Tirana ka 550 mijë pemë më shumë dhe 81 kënde lodrash!
https://tiranapost.al/qyteti/ne-7-vitet-e-fundit-tirana-ka-550-mije-peme-me-shume-dhe-81-kende-lodrash-i518986?fbclid=IwAR0_e2RAPQqxwlsEZasVPLZo0ozAxi3-CEVNvHlACz8BhsxQEgp-s7PFRrU https://ata.gov.al/
Gëzuar ditëlindjen APR!
https://youtu.be/qNoAG-6QHX4 Ky 7-vjetor na gjen më të rritur, më kërkues e më profesionalë në detyrat dhe misionin tonë për t'i shërbyer komunitetit, për një jetë aktive, cilësore dhe të shëndetshme. Ndaj 544.523 pemëve të mbjella deri më tani, 1.806.464 m2 sipërfaqeve të gjelbëruara, mbi 52 projekteve të realizuara, 81 këndeve të lojërave dhe sportive të ndërtuara si dhe mbi 1300 aktiviteteve të zhvilluara në këto vite, synojmë t'u shtojmë të tjera e të tjera çdo ditë të vitit!
140 pemë i shtohen Kopshtit Zoologjik!
Faleminderit stafit të Vodafone Albania dhe Drejtoreshës së Përgjithshme, mikes sonë të mirë, Katia Stathaki, për 140 pemët e rritura që i dhuruan Kopshtit Zoologjik. Me miq të mirë, që ndihmojnë qytetin, puna bëhet më e lehtë.
Faleminderit Vodafone Albania!
140 pemë dhuratë për KOPSHTIN ZOOLOGJIK nga kompania Vodafone Albania.
Ekspertët e Sigurisë dhe Sinjalistikës Rrugore të GIZ, vizitë në ambientet e Akademisë së Çiklizmit për vendosjen e sinjalistikës vertikale!
Ekspertët e Sigurisë dhe Sinjalistikës Rrugore të GIZ, vizitë në ambientet e Akademisë së Çiklizmit për vendosjen e sinjalistikës vertikale. Pas dhurimit të biçikletave, mjeteve mbrojtëse, maunualeve të trajnimit, certifikatave, trajnimit të stafit vijojmë bisedimet dhe për pajisjet që rregullojnë biçikletat, ndihmën e shpejtë dhe sinjalistikën. Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit vazhdon mbështetja me mjete dhe ekspertë për funksionimin e Akademisë.
Një super koncert me super këngëtarë në Peza N’Fest!
Peza N'Fest nuk ka përfunduar! Një super koncert me super këngëtarë ju pret pasdite deri në mesnatë. Merrni shokun, shoqen, prindërit, fëmijët, këdo me të cilin dëshironi të dëfreheni, të këndoni e të kërceni dhe ejani në Pezë! https://top-channel.tv/
Peza N’Fest na mblodhi të gjithëve së bashku për të shijuar shumë aktivitete, ritme dhe ritme, këngë e valle!
Peza N'Fest na mblodhi sot të gjithëve së bashku për të shijuar shumë aktivitete, ritme dhe ritme, këngë e valle të cilat vazhdojnë, për të kulmuar në një mbrëmje të zjarrtë me DJ dhe muzikë rock. Keni ende kohë të vini në Pezë, aty ku po feston e gjithë familja! https://youtu.be/uLfp8j1NDhk
Po ti ishe te Peza N’Fest?
Momentet e paharrueshme nga tradita e përvitshme, e super mbrëmjes festive në Pezë, me një larmi aktivitetesh , argëtim , sport , muzikë , valle , shfaqje cirku, panairi i artizanëve, etj. #TiranaEYC2022